Sot, dita e parë e vitit të ri shënoi me temperatura tejet të ulëta në vendin tonë. Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në Vërbicë e Zhegocit në komunën e Gjilanit, u shënua temperatura më e ulët e ditës, minus 15°C.
“Gjatë orëve të mëngjesit janë regjistruar temperatura minimale në disa zona të vendit.
Temperatura më e ulët e ditës: -15°C në Vërbicë e Zhegocit (Komuna e Gjilanit)”, njofton Instituti.
Pas Gjilanit, renditet Podujeva dhe Graçanica me minus 13.6°C.
Burimi: botasot.info


