viti i ri guterres paralajmeron lideret boterore merreni seriozisht rrezikun e luftes 6953f4e72989d

Viti i Ri, Guterres paralajmëron liderët botërorë: Merreni seriozisht rrezikun e luftës

December 30, 2025
1 minut lexim

Numri një i OKB-së, Antonio Guterres iu drejtua liderëve botërorë para Vitit të Ri me thirrjet të investojnë kundër varfërisë dhe jo tek armët.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara flet për konflikte në nivele të cilat nuk i kemi parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ndërsa kthejmë faqen e një viti të trazuar, një fakt flet më shumë se fjalët: Shpenzimet ushtarake globale janë rritur në 2.7 trilionë dollarë, duke u rritur me pothuajse 10 përqind. Kjo është trembëdhjetë herë më shumë se e gjithë ndihma për zhvillim, ekuivalente me të gjithë produktin e brendshëm bruto të Afrikës. Në këtë vit të ri, le të vendosim të sqarojmë prioritetet tona. Një botë më e sigurt fillon duke investuar më shumë në luftimin e varfërisë dhe më pak në luftëra. Paqja duhet të mbizotërojë.”, shprehet Antonio Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së.

Apeli i Guterres për udhëheqësit nëpër botë ishte: Merreni situatën seriozisht. Zgjidhni njerëzit dhe planetin mbi dhimbjen. Këtë vit të ri, le të ngrihemi së bashku: Për drejtësi. Për njerëzimin. Për paqen, shtoi ai.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rrezikohet peshkaqeni i mesdheut peshkimi i paligjshem alarm per peshkaqenin e bardhe te madh 6953f334167e5
Lajmi i mëparshëm

Rrezikohet peshkaqeni i Mesdheut/ Peshkimi i paligjshëm, alarm për peshkaqenin e bardhë të madh

lily james mahnit me veshje provokuese plazhi nga bregdeti australian 6953fb328bb4e
Lajmi i radhës

Lily James mahnit me veshje provokuese plazhi nga bregdeti australian

Të fundit nga

ShkoLartë