viti i ri 20 persona te lenduar nga fishekzjarret ne gjithe vendin 695662d13c5c4

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin

January 1, 2026
1 minut lexim

Gjatë natës së ndërrimit të viteve, kryepolici Ilir Proda, inspektoi shërbimet e Policisë Rrugore. Ai theksoi rëndësinë e reagimit në kohë ndaj çdo telefonate apo informacioni, si element kyç për parandalimin e ngjarjeve dhe garantimin e sigurisë publike.



Ndërkohë, gjatë festimeve të Vitit të Ri, deri në orën 01:30 të 1 janarit 2026, në rang vendi janë raportuar 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët, fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Në Vaqarr, një e mitur 13-vjeçare ka pësuar dëmtime të lehta, ku dyshohet se është lënduar nga një plumb qorr. Policia bën me dije se shumica e rasteve janë shënuar në Tiranë, ndërsa raste të izoluara janë regjistruar në disa qytete të tjera të vendit.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

40 persona te vdekur bilanci i viktimave nga shperthimi ne zvicer 100 mbeten te plagosur 69565fa6439bc
Lajmi i mëparshëm

40 persona të vdekur, bilanci i viktimave nga shpërthimi në Zvicër, 100 mbeten të plagosur

ne naten e vitit te ri selvija emocionon me postimin per shpatin 69566620d9714
Lajmi i radhës

Në natën e Vitit të Ri, Selvija emocionon me postimin për Shpatin

Të fundit nga

ShkoLartë