visar ademi ne hapjen e fushates zgjedhore jam ketu per te transformuar gostivarin 68dade91cd71a

Visar Ademi në hapjen e fushatës zgjedhore: “Jam këtu për të transformuar Gostivarin”

September 29, 2025
min lexim

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit, Visar Ademi, hapi zyrtarisht fushatën e tij zgjedhore me një tubim publik ku prezantoi vizionin dhe angazhimet e tij për të ardhmen e komunës. Para një audience të përzier, ai ndau rrugëtimin personal që e ka çuar drejt vendimit për të kandiduar, duke theksuar se që nga viti 2017 kishte pasur kërkesa të vazhdueshme nga qytetarët për t’u përfshirë në politikë.

“Që atëherë më thonin: ‘Pse Visar, i ke ndihmuar të gjithë, por me veten pse nuk e bën këtë hap?’,” tha Ademi në fjalën e tij. Ai kujtoi fillimet e angazhimit si kandidaturë e pavarur, të cilën e nisi me një ekip prej vetëm pesë vetash, duke e përshkruar si një periudhë me pasiguri dhe frikë të madhe për përkrahjen qytetare.

Në fjalimin e tij, Ademi solli dy momente që, sipas tij, e motivuan fuqishëm për të vazhduar: njëri ishte kur qytetarë e përkrahnin në heshtje, duke i thënë se do ta votonin, por duke shmangur ekspozimin publik për shkak të presioneve apo rrethanave personale. “Më thonin: ‘Mos kërko fotografi me mua, se kam fëmijë për të shkolluar, kam familje’, dhe i kuptoja,” u shpreh ai.

Momenti tjetër ishte një takim i papritur në supermarket me dy qytetare të moshuara. “Njëra prej tyre më pyeti nëse isha Visari i TikTok-ut. Kur i thashë po, më kapi duart dhe më tha: ‘Ti je e ardhmja e Gostivarit. Çdo natë lutem që të fitosh dhe të rregullosh këtë qytet’,” tha Ademi, duke shtuar se për të, beteja e vërtetë është fituar në momentin që kanë arritur të fitojnë zemrat e njerëzve.

Në programin e tij, Ademi tha se prioritet i tij është transformimi i Gostivarit në një komunë funksionale dhe të pastër, me institucione efikase dhe administratë të përkushtuar ndaj qytetarëve. Ai theksoi tri pika kyçe: rritjen e produktivitetit në administratë, eliminimin e papastërtive dhe menaxhimin e çështjes së qenve endacakë.

Ademi paralajmëroi gjithashtu se do të ketë një qasje të re në llogaridhënie. Ai u zotua që pas një viti do të organizojë një referendum qytetar për të vlerësuar performancën e tij. “Nëse qytetarët janë të pakënaqur, rrogën time do ta dhuroj për kauza sociale,” deklaroi ai. Po ashtu, premtoi masa për të ndihmuar të rinjtë të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të kontribuojnë në komunë.

“Unë nuk dua që të rinjtë të më falënderojnë që u jap punë, por të ndihen të vlerësuar që u jepet mundësia për të treguar çfarë dinë dhe mund të bëjnë,” u shpreh ai.

Në mesin e përkrahësve në ngjarje ndodhej edhe një qytetar maqedonase. Me respekt ndaj këtij gjesti, Ademi një pjesë të fjalimit të tij e mbajti në gjuhën maqedonase, duke theksuar përfshirjen dhe barazinë si vlera kyçe në qasjen e tij politike.

“Jam këtu për ta transformuar Gostivarin,” përfundoi ai, duke theksuar se angazhimi i tij është i pavarur nga partitë politike dhe se përfaqëson një zë të qytetarëve që kërkojnë ndryshim real.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

556576053 4374249416126622 5638363944471509059 n
Lajmi i mëparshëm

Jovica Ilievski nis fushatën për mandatin e dytë në komunën e Bërvenicës

ministri i drejtesise do te miratojme kodin e ri penal dhe ate civil jemi shume prane integrimit ne be 68dadff4687d8
Lajmi i radhës

Ministri i Drejtësisë: Do te miratojmë Kodin e ri Penal dhe atë Civil! Jemi shumë pranë integrimit në BE

Të fundit nga

Aksident me fatalitet në Mavrovë, policia me detaje

Dy persona nga Gostivari kanë ndërruar jetë pasi kanë rënë me veturë në lumin Radika. Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, teksa arsye e aksidentit sipas informatave zyrtare të policisë është
ShkoLartë