visar ademi garanton per qender memoriale ne cegran 68e23a5193fdd

Visar Ademi garanton për Qendër Memoriale në Çegran

October 5, 2025
1 minut lexim

Gostivar, 5 tetor – Çegrani dhe Forina tashmë janë futur në historinë e humanizmit evropian si shembull i solidaritetit, vëllazërisë dhe mikpritjes. Në një takim të mbajtur me banorët e këtyre zonave, kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, z. Visar Ademi, theksoi rëndësinë e ruajtjes së historisë dhe vlerave të veçanta që i karakterizojnë këto vendbanime.

“Respekti për fjalën e dhënë dhe korrektësia në raport me qytetarët janë themeli i angazhimit tim politik. Çegrani meriton jo vetëm infrastrukturë të denjë për jetesë, por edhe kujdes të veçantë për historinë dhe vlerat e tij të papërsëritshme,” theksoi Ademi.

Ai shtoi se ky veprim dëshmon seriozitetin dhe gatishmërinë e tij për të dëgjuar zërin e qytetarëve dhe për t’u angazhuar jo vetëm në përmirësimin e kushteve të përditshme të jetës, por edhe në ruajtjen e memories kolektive që lidh banorët e Pollogut me Kosovën dhe kombin shqiptar në tërësi.

“Kjo qasje duhet të shtrihet edhe në nivel komunal për të adresuar sfidat më të mëdha të qytetit,” u shpreh Ademi.

“Çegrani e mban fjalën – dhe e vlerëson fjalën e dhënë!”

Në fjalën përmbyllëse, Visar Ademi prezantoi tri prioritetet e tij kryesore për komunën:

Luftë kundër korrupsionit – për një komunë të ndershme dhe me llogaridhënie të plotë.

Pastrim i qytetit nga mbeturinat – për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm për qytetarët.

Zgjidhje për qentë endacakë – për një hapësirë të sigurt, pa rrezik për fëmijët dhe qytetarët.

Z. Ademi përfundoi me një apel për mbështetje të gjerë qytetare në mënyrë që Gostivari të bëhet një vend më i drejtë, më i pastër dhe më i sigurt për të gjithë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen skaneri qe kerkon ali ahmeti e ka emrin artan non grata grubi 68e22ddb5c87f
Lajmi i mëparshëm

VLEN: “Skaneri” që kërkon Ali Ahmeti e ka emrin Artan non grata Grubi!

rekrutimi i vajzave nga kolumbia per prostitucion europol jep detaje mbi operacionin 68e23c57e6528
Lajmi i radhës

Rekrutimi i vajzave nga Kolumbia për prostitucion, Europol jep detaje mbi operacionin

Të fundit nga

ShkoLartë