virusi i barkut dominon gjate veres bajrami ushqimet te lahen e perpunohen 6898eba71abe0

Virusi i barkut dominon gjatë verës, Bajrami: Ushqimet të lahen e përpunohen

August 10, 2025
min lexim

Shkup, 10 gusht – Temperaturat e larta gjatë sezonit të verës si dhe konsumimi i ushqimit, i cili nuk është ruajtur dhe larë siç duhet kontribuon në rritje të numrit të të sëmurëve me simptome gastrointestinale.

Infeksionet e sistemit tretës përhapen lehtë, andaj mirëmbjatja e higjienës është një ndër kushtet kryesore për parandalimin e shpërndarjes së enterovirusit cili mundet të shkaktojë diarre, plogështi, të vjella dhe simptome të cilat nëse nuk trajtohen me terapi adekuate mund të shpien deri tek dehidrimi i pacientëve.

Mjekja amë, Ferihane Bajrami, potencon se grupmoshat më të rrezikuara janë fëmijët, të sëmurët kronikë dhe gratë shtatëzëna.

“Infeksionet gastrointestinale shkaktohen nga enteroviruset tek të cilat dominon rotavirusi. Infeksionet gastrointestinale transmetohen përmes transmetimit fekalooral që nënkupton përmes ushqimit jo të përpunuar sa duhet, pemë dhe perime jo të lara mirë si dhe mish jo i përpunuar. Karakteristikë e simptomeve të infeksioneve gastrointestinale është që anëtarët e një familje infektohen njëri pas tjetrit menjëherë pas periudhës së inkubacionit, e cila zgjatë dy deri në tre ditë. Më të rrezikuar janë foshnjet si dhe fëmijët nën moshën 4 deri në 5 vjeçare si dhe të moshuarit me sëmundje kronike dhe gratë shtatëzëna.” – thotë mjekja Ferihane Bajrami.

Bajrami njëherit thekson se gjatë kësaj periudhe më aktive është bakteria ‘salmonela’ e cila shkaktohet nga ushqimi jo i përpunuar mirë, sidomos nga mishi dhe vezët.

Kjo bakterie shfaq simptome të rënda dhe në disa raste pacientët nëse nuk marrin terapi adekuate, mund të përfundojnë në spital.

“Simptomet e para që paraqiten gjatë infeksioneve gastrointestinale janë dhimbje dhe shtërngim në bark, vjellje dijare, të cilat mund të zgjasin deri në 7 ditë. Përveç viruseve, infeksionet gastrointestinale mund të shkaktohen edhe nga bakteriet sidomos nga enterobakteriet: slamonela, shigela dhe stafilokoku dhe më e shpeshta është salmonella që është me pasqyrë më të rëndë klinike që shkaktohet nga ushqimi i papërpunuar mirë i kontaminuar dhe fillon me vjellje, shtërngim dhe dhimbje barku, dijare, të cilat shpesh mund të jenë të përfshira me gjak që mund të jenë 20 në numër gjatë 24 orëve. Gjatë infeksionit me salomonelë kemi edhe temperaturë të lartë që të sëmurët shpesh mund të bien në gjendje të rëndë klinike, të dehidrojnë, gjë që shpesh kanë nevojë për terapi parainterale. Burim i infeksionit me samonelë janë në vezët dhe mishi i papërpunuar mirë.” – deklaroi mjekja Bajrami.

Mjekja Bajrami rekomandon që në raste të shfaqjes së simptomeve të infeksioneve, të fillohet menjëherë me terapi fillimisht në kushte shtëpiake, me marrjen e elektrolitëve, probiotikëve, me regjim dietal dhe në rast të përkeqësimit të simptomeve atëherë duhet terapi parainterale që bëhen në kushte spitalore përmes infuzioneve.

Poashtu rekomandon që qytetarët të kenë kujdes më shumë në larjen e frutave dhe perimeve, përgatitjen e mirë të ushqimeve, dezinfektim të objektve ku punojmë si dhe mënjanimin e kontakteve me të sëmurët.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zv kryeministri fetai shpifja nuk kalon qamil kovaci shihemi ne gjykate 6898e6801617e
Lajmi i mëparshëm

Zv.kryeministri Fetai: Shpifja nuk kalon – Qamil Kovaçi, shihemi në gjykatë!

fluks udhetaresh ne kakavije policia kufitare po punojme me ritme te pershpejtuara per te shmangur radhet kilometrike 6898f504927f1
Lajmi i radhës

Fluks udhëtarësh në Kakavijë, policia kufitare: Po punojmë me ritme të përshpejtuara për të shmangur radhët kilometrike

Të fundit nga

ShkoLartë