vinin baste sportive ne disa ambiente ne lezhe arrestohet i riu procedohet miku i tij 69761c9779406

Vinin baste sportive në disa ambiente në Lezhë, arrestohet i riu, procedohet miku i tij

January 25, 2026
1 minut lexim

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontrolli”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë finalizuan operacionin policor të koduar “Kontrolli”, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, duke konstatuar raste të zhvillimit të basteve sportive përmes aparateve celularë, në disa ambiente në qytetin e Lezhës.

Gjatë veprimeve operative, në një ambient (lokal), u konstatuan dy shtetas duke ushtruar këtë veprimtari të paligjshme. Në vijim, u arrestua në flagrancë shtetasi Simon Bibaj, 32 vjeç, banues në Lezhë, ndërsa shtetasi L. R., 31 vjeç, banues në Lezhë, u procedua penalisht.

Nga kontrollet e ushtruara u sekuestruan 2 aparate celularë, të cilët përdoreshin për zhvillimin e paligjshëm të lojërave të fatit, në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

modelja flet per cdo procedure kozmetike mastiti rinoplastika dhe pendimi 697609f9edbd7
Lajmi i mëparshëm

Modelja flet për çdo procedurë kozmetike: Mastiti, rinoplastika dhe pendimi

manuel feller shenon fitore te madhe 69761cf61b29b
Lajmi i radhës

Manuel Feller shënon fitore të madhe

Të fundit nga

Azizi: Tre humbjet që e fundosin BDI-në

Shkruan Adnan Azizi: 3 humbjet që e fundosin BDI-në: -Humbën në zgjedhjet parlamentare -Humbën zgjedhjet lokale 2:1 -Humbën Badenterin 20:9 Piskamat e tyre nuk janë për Safe City, po për humbjen e
ShkoLartë