vile 1 mije euro apartamentet e peshqiret zevendesojne hotelet dhe cadrat ne vlore 6882a7b9a4a21

“Vilë 1 mijë euro”/ Apartamentet e peshqirët zëvendësojnë hotelet dhe çadrat në Vlorë

July 24, 2025
1 minut lexim

Gazetari i Euronews Albania, Algert Harizi ka raportuar mbi sezonin veror në qytetin e Vlorës dhe thekson se turistët kanë ndryshuar ndjeshëm sjelljen këtë sezon veror krahasuar me vitin e kaluar.

Gazetari shton se përballë rritjes së ndjeshme të çmimeve në hotele dhe resorte, shumë prej turistëve po i drejtohen alternativave më ekonomike, si apartamentet me qira brenda qytetit.

Sa i përket zonave elitare si Palasa apo Dhërmiu, Haziri tha se këtë vit një vilë pushimi mund të arrijë deri në 1000 euro nata dhe çmimet për shezlongë deri në 200 euro për një familje.

“Turistët kanë ndryshuar sjelljet nga viti që shkoi duke parë që edhe bizneset rritën çmimet e hoteleve. Kanë filluar shkojnë nëpër banesa dhe apartamente. Një apartament të tillë mund ta gjesh me 30-50 euro në brendësi të qytetit dhe atyre u leverdis më shumë. Ky lloj turizmi donimon në Vlorë. Nuk po shpenzojnë gjëra lluksi. Edhe në plazhet e qytetit të Vlorës, turistët nuk preferojnë të shkojnë nëpër çadra, marrin çadrat e tyre ose shtrojnë një peshqir. Shezllongët dhe çadrat preferohen nga shqiptarët.

Hotelet, në vijën e parë variojnë në 80-100-150 euro në varësi të pamjes që kanë nga deti, ndërsa vija e dytë vijon 50 e më lart.

Nga ana tjetër, në zonat si Palasa, vitin që shkoi jepeshin me 250-300 euro vila për tu marrë me qera, ndërsa këtë vit një vilë ka kaluar mbi 500 euro deri në 1 mijë euro, ndërsa dhomat fillojnë nga 150-250.

Çmimet e shezllongëve ka që arrijnë edhe deri në 200 euro për një familje, ndërsa në disa plazhe edhe në pjesën e plazhit të Dhërmiut, fillojnë në 20-50 mijë lekë të vjetra. Është edhe pjesa e lluksit ku abuzojnë me çmimet pasi edhe të tillë turistë shkojnë në këto vende”, tha Algert Harizi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

andonovski jane mbyllur 42 faqe tjera te paligjshme te lojerave te fatit online 68829e4f1b44b
Lajmi i mëparshëm

Andonovski: Janë mbyllur 42 faqe tjera të paligjshme të lojërave të fatit online

barcelona e mahnitur nga rashford 6882a7f5ea8e5
Lajmi i radhës

Barcelona, “e mahnitur” nga Rashford

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë