vijon zjarri ne fshatrat vernik dhe kapshtice digjen rreth 250 hektare toke ndihmojne edhe zjarrfikesit greke 687e0a5ed1333

Vijon zjarri në fshatrat Vërnik dhe Kapshticë, digjen rreth 250 hektarë tokë, ndihmojnë edhe zjarrfikësit grekë

July 21, 2025
1 minut lexim

Pas më shumë se 24 orësh, zjarri që përfshiu zonën nga fshati Vërnik deri në Kapshticë mbetet ende aktiv, ndonëse me intensitet më të ulët. Më shumë se 50 forca të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Devoll, mbështetur nga drejtoria e shërbimit pyjor, policia, policia kufitare dhe banorë të zonës, po vijojnë përpjekjet për ta mbajtur nën kontroll.

Sipas një bilanci paraprak, janë djegur rreth 250 hektarë, kryesisht me bimësi të ulët dhe shkurre. Era dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e flakëve, ndërsa disa vatra të vogla mbeten ende aktive përgjatë vijës kufitare.

Një ndërhyrje e koordinuar në kohë ka shmangur dëme më të mëdha pasi raportohet se janë shpëtuar dhjetëra krerë bagëti dhe një fermë bletësh në fshatin Vërnik, të cilat ishin në rrezik të drejtpërdrejtë.

Gjatë mëngjesit të sotëm, në mbështetje të forcave shqiptare kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga pala greke, pas kërkesës së autoriteteve vendase, duke rritur shpresat për izolimin përfundimtar të flakëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

CANADAIR SKOPJE gazeta mk
Lajmi i mëparshëm

Aktive katër zjarre, tre janë nën kontroll, ndërsa 15 janë shuar

barcelona gjen sulmues ja kur do te behet prezantimi i markus rashford 687e0ad684cd4
Lajmi i radhës

Barcelona gjen sulmues, ja kur do të bëhet prezantimi i Markus Rashford

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë