vijon vaksinimi kunder gripit sezonal deri me tani jane regjistruar mbi 70 mije qytetare 6ae4fb0dd7c25

Vijon vaksinimi kundër gripit sezonal, deri më tani janë regjistruar mbi 70 mijë qytetarë

October 30, 2026
1 minut lexim

Që nga aktivizimi i aplikacionit vakcinacija.mk për vaksinim falas kundër gripit sezonal, deri më tani janë regjistruar 70.185 persona, informuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Deri më tani janë vaksinuar 6.282 persona nga grupet e rrezikut.

Vaksinimi po zhvillohet në 31 pika në të gjithë vendin, nga të cilat pesë pika janë në Shkup, në poliklinikat Idadija, Bit Pazar dhe Gjorqe Petrov, në Qendrën për Shëndet Publik-Shkup dhe në Institutin e Shëndetit Publik.

Vaksinimi falas kundër gripit sezonal është i dedikuar për persona mbi 65 vjeç, persona me sëmundje kronike, punonjës shëndetësorë, gra shtatzëna, si dhe fëmijë të moshës gjashtë muaj deri në pesë vjeç, njoftoi Ministria.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sydney sweeney shfaqet dore per dore me scooter braun ne new york e veshur me kostum te bardhe 6ae4fa4f121e2
Lajmi i mëparshëm

Sydney Sweeney shfaqet dorë për dore me Scooter Braun në New York, e veshur me kostum të bardhë

Të fundit nga

ShkoLartë