vijon trafiku i renduar ne aksin librazhd elbasan radha kilometrike e makinave prek edhe rrugen per ne tirane bllokohen qytetaret 6959710aa02bf

Vijon trafiku i rënduar në aksin Librazhd-Elbasan, radha kilometrike e makinave prek edhe rrugën për në Tiranë/ Bllokohen qytetarët

January 3, 2026
1 minut lexim

Normaliteti i qarkullimit në aksin Elbasan-Librazhd-Përrenjas zgjati vetëm pak orë, pasi këtë pasdite u kthye sërish trafiku i rënduar.

Sikurse duket nga pamjet, për shkak të ngricave dhe shumë automjeteve në rrugë, mijëra pasagjerë që kthehen nga Përrenjasi apo Librazhdi në drejtim të Elbasanit, kanë mbetur të bllokuar.

Situata u përkeqësua ndjeshëm në segmentet më problematike të këtij aksi, të njohura për prezencën e shpeshtë të ngricave, si “Kthesat e Murrashit”, “Kthesat e Dragostunjës” dhe “Kthesat e Pishkashit”, ku mungesa e ndërhyrjes në kohë bëri që qarkullimi të paralizohej pothuajse totalisht.

Ditën e djeshme trafiku i mjeteve arriti në dhjetëra kilometra nga Fushë Labinot i Elbasanit deri te Ura e Bushtricës në bashkinë e Përrenjasit duke krijuar një situatë e paprecedentë për këtë aks nacional.

Mungesa e masave parandaluese dhe vonesa në reagim u kthyen në faktorë kyç që çuan në bllokimin masiv të qarkullimit.

Policia vijon të rekomandojë kujdes dhe përdorim të gomave dimërore në ato segmente ku ka ngrica.

Ndërkohë ky trafik ka vazhduar dhe në aksin Hotolisht-Tiranë, duke bllokuar mijëra qytetarë në një radhë kilometrike automjetesh.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

formacionet espanyol barcelona 69597054230ea
Lajmi i mëparshëm

Formacionet Espanyol – Barcelona

fluks i shtuar ne pikat kufitare pa vonesa te medha 695971649613c
Lajmi i radhës

Fluks i shtuar në pikat kufitare, pa vonesa të mëdha|

Të fundit nga

ShkoLartë