vijon prej disa ditesh zjarri ne gjinar te elbasanit situata e veshtire nga perhapja e flakeve 6ac2056f3f92c

Vijon prej disa ditësh zjarri në Gjinar të Elbasanit, situata e vështirë nga përhapja e flakëve

October 4, 2026
1 minut lexim

Zjarri në fshatin Gjinar të Elbasanit ende nuk është shuar, ndërsa terreni i vështirë po e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse në të gjitha vatrat e zjarrit.

Prej ditësh, ekipet po përballen me flakët, por situata vijon të jetë e vështirë. Era dhe bimësia, kryesisht pisha, favorizojnë përhapjen e zjarrit dhe e komplikojnë ndërhyrjen për shuarjen e plotë të vatrave.

Terreni i thyer dhe vështirësia për të aksesuar të gjitha zonat e prekura kanë kufizuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, duke bërë që disa vatra të mbeten aktive.

Ndërkohë, banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje nga ajri, me qëllim përshpejtimin e operacioneve për shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Situata vijon të monitorohet, ndërsa operacionet për shuarjen e zjarrit vazhdojnë në terren.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

halil geci publikon deklaraten e thacit per specialen nuk mund te shfuqizohet 6ac204f3e32c3
Lajmi i mëparshëm

Halil Geci publikon deklaratën e Thaçit për Specialen: Nuk mund të shfuqizohet!

zelensky dhe putin kercenojne me sulme te reja ndersa rusia paralajmeron te huajt 6ac205d1578c9
Lajmi i radhës

Zelensky dhe Putin kërcënojnë me sulme të reja, ndërsa Rusia paralajmëron të huajt

Të fundit nga

ShkoLartë