vijojne zjarret masive ne kanada ushtria nis evakuimin e menjehershem 6a5bb8067d558

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

July 18, 2026
1 minut lexim

Kanadaja po vijon të përballet me një situatë të rënduar nga zjarret masive pyjore, të cilat kanë detyruar autoritetet të angazhojnë ushtrinë për evakuimin e banorëve në zonat më të rrezikuara.



Forcat e Armatosura kanadeze kanë nisur një operacion për evakuimin me avion të rreth 600 banorëve të komunitetit të izoluar Fort Hope, në veriperëndim të Ontarios, ku flakët vazhdojnë të përhapen me shpejtësi.

Sipas autoriteteve kanadeze, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 69 zjarre të reja, duke e çuar në 955 numrin e vatrave aktive në të gjithë vendin. Mijëra persona janë evakuuar tashmë nga rajonet e prekura dhe janë transferuar në qytete më të sigurta në jug të Ontarios.

Situata ka ndikuar edhe përtej kufirit. Tymi i dendur i zjarreve është përhapur në disa shtete të SHBA-së, ku autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për përkeqësimin e cilësisë së ajrit dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve, veçanërisht grupeve më të rrezikuara, të kufizojnë aktivitetet në ambiente të hapura.

Ekspertët e klimës theksojnë se zjarret pyjore janë bërë një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë në Kanada, ndërsa temperaturat e larta dhe thatësira kanë krijuar kushte ideale për përhapjen e flakëve. Autoritetet vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarreve, ndërsa monitorojnë nga afër zhvillimin e situatës.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

taravari per situaten ne gostivar mos nxirrni perfundime pa perfunduar analizat 6a5ba60f8b0c1
Lajmi i mëparshëm

Taravari për situatën në Gostivar: Mos nxirrni përfundime pa përfunduar analizat

nipi plagosi axhen ne fushe kosove i dyshuari ende ne arrati konflikti dyshohet se ndodhi per shkaqe pronesore 6a5bbc9a5da03
Lajmi i radhës

Nipi plagosi axhën në Fushë-Kosovë: I dyshuari ende në arrati, konflikti dyshohet se ndodhi për shkaqe pronësore

Të fundit nga

ShkoLartë