vijojne flaket e djegies se gomave ne brigjet e lumit mat era e forte rendon situaten 69e2a75ed8556

Vijojnë flakët e djegies së gomave në brigjet e lumit Mat, era e fortë rëndon situatën

April 17, 2026
1 minut lexim

Vijojnë tymi dhe flakët e shkaktuara nga djegia e gomave në brigjet e lumit Mat, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme mjedisore.

Të favorizuara nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rënduar situatën në zonë.

Si pasojë, ndotja është përhapur në një hapësirë të gjerë, duke krijuar shqetësim për banorët përreth dhe për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë përgjatë aksit Lezhë–Milot, pranë urës së Matit.

Sipas burimeve, dyshohet se mbetjet hidhen nga serviset përreth zonës së Kurbinit, kryesisht goma dhe materiale plastike, të cilave më pas u vihet flaka.

Djegia e tyre po shkakton ndotje të lartë të ajrit, duke rritur rrezikun për shëndetin e banorëve dhe duke përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e mjedisit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

16 euro kunder 2 2 milione deklarimet e pasurise qe po nxisin debat ne kosove 69e2a676eb6fa
Lajmi i mëparshëm

16 euro kundër 2.2 milionë: Deklarimet e pasurisë që po nxisin debat në Kosovë

largimi i jonida maliqit nga ferma vip 3 zbardhet arsyeja 69e2a8f7ef1ec
Lajmi i radhës

Largimi i Jonida Maliqit nga “Ferma VIP 3”, zbardhet arsyeja

Të fundit nga

ShkoLartë