vihet nen kontroll zjarri prane selanikut tymi i dendur mbulon ende qytetin kater zjarrfikes u derguan ne spital 6a4a0d8695655

Vihet nën kontroll zjarri pranë Selanikut/ Tymi i dendur mbulon ende qytetin! Katër zjarrfikës u dërguan në spital

July 5, 2026
1 minut lexim

Pas një beteje që zgjati gjatë gjithë natës, zjarri i madh që shpërtheu të shtunën në mbrëmje në zonën e Oreokastros, pranë Selanikut, është vënë nën kontroll dhe nuk paraqet më fronte aktive.

Sipas autoriteteve greke, ekipet e zjarrfikësve vijojnë punën për shuarjen e vatrave të mbetura, kryesisht në dy fabrikat që u përfshinë nga flakët. Bëhet fjalë për një fabrikë tekstili dhe një fabrikë riciklimi, ku zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme.

Në operacionin e shuarjes së zjarrit po marrin pjesë 160 zjarrfikës me 52 automjete dhe pajisje ajrore, ndërsa katër zjarrfikës u dërguan në spital.

Megjithëse situata është stabilizuar, tymi i zi dhe i dendur vijon të mbulojë një pjesë të madhe të Selanikut. Reja e tymit është e dukshme nga kilometra larg, ndërsa era e plastikës së djegur është ndjerë në disa zona të qytetit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ja si kembehen dollari euro dhe paundi kete te diel ne shqiperi 6a4a0cf1c1e4e
Lajmi i mëparshëm

Ja si këmbehen dollari, euro dhe paundi këtë të diel në Shqipëri

adrola dushi mahnit me foto nga pushimet ne turqi 6a4a0e1b590f0
Lajmi i radhës

Adrola Dushi mahnit me foto nga pushimet në Turqi

Të fundit nga

63-vjetori i tërmetit në Shkup

Më 26 korrik të vitit 1963, Shkupin e dridhi një tërmet i fuqishëm ku jetën e humbën 1070 persona ndërsa u lënduan 3 mijë të tjerë. Nga tërmeti u shkatërruan 15800 ndërtesa
ShkoLartë