vihet gurthemeli i bulevardit te qytetit projektit me te madh ne historine e gjilanit 68b6c32fe79c9

Vihet gurthemeli i Bulevardit të qytetit, projektit më të madh në historinë e Gjilanit

September 2, 2025
min lexim

Kanë nisur punimet për projektin më të madh kapital në historinë e Gjilanit, Bulevardin e Qytetit, me investim prej 18 milionë euro.

Po ashtu nisën punimet edhe për 6 rrugë rreth 8 kilometra vlera e të cilave arrijnë 3 milionë euro.

Do të ndërtohet edhe rrethrrotullimi i qarkores me rrugën e Prishtinës, mbi 300 mijë euro investim.

Në vënien e gurthemelit të këtyre projekteve pos kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, deputetë nga Kuvendi i Kosovës, përfaqësues nga ministritë, drejtorë e zyrtarë komunalë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se: projekti më i madh kapital në historinë e qytetit po bëhet realitet. Qyteti më në fund po merr pamjen që e meriton. Gjilani i projekteve të mëdha.

“Së bashku me kryeministrin Albin Kurti, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe bashkëpunëtorë, nisëm punimet për projektin më të madh kapital në historinë e qytetit tonë – Bulevardin e Qytetit, me investim prej 18 milionë euro”, tha Alban Hyseni.

I pari i komunës, theksoi se ky bulevard do të ketë 450 metra gjatësi, rreth 30 mijë metra katror hapësirë publike, 500 parkingje nëntokësore si dhe objektin e ri të administratës komunale me sipërfaqe prej 8,700 metra katror.

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, tregoi se në të njëjtën kohë, nisën punimet edhe për 6 rrugë të reja me gjatësi totale prej 7,995 metrash, me një investim prej 3 milionë euro.

Po ashtu, do të ndërtohet edhe rrethrrotullimi i Qakorres me rrugën e Prishtinës, një projekt me vlerë 330 mijë euro.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “Bulevardi i Qytetit” që do ta transformojë qendrën e qytetit të Gjilanit.

Ai theksoi se Bulevardi do të jetë 450 metra i gjatë me një sipërfaqe prej 30 mijë metra katrorë. Aty përfshihet ndërtimi i nënkalimit nga Stacioni i Autobusëve deri te objekti aktual i komunës, pastaj ndërtimi i parkingut nëntokësor në dy nivele me rreth 500 vendparkime, si dhe ndërtimi i objektit të ri pesëkatësh të Administratës Komunale në një hapësirë prej 8,600 metra katrorë.

“Me vlerë prej 18 milionë euro, ky është prej projekteve më të mëdha kapitale ndonjëherë në këtë komunë”, tha Albin Kurti.

Kryeministri theksoi se në këtë mandat të qeverisë së tij dhe të kryetarit Alban Hysenit, janë mbi 73 milionë euro projekte që po gjejnë zbatim.

“Bulevardi i ri i Qytetit, së bashku me shumë investime të tjera, po e ndryshon për të mirë qytetin dhe po e përmirëson përditshmërinë e qytetarëve. Gjilani tani është qytet i projekteve të mëdha, një qytet i cili nuk ndalet, një qytet që po bëhet shembull për gjithë Kosovën”, tha kryeministri Kurti.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a mund te kete nje takim trump xi putin kim 68b6c2505eb27
Lajmi i mëparshëm

A mund të ketë një takim Trump-Xi-Putin-Kim?

gjesti ben lemsh rrjetin me paralajmerim te forte 68b6c45293c94
Lajmi i radhës

Gjesti ‘bën lëmsh’ rrjetin, me paralajmërim të fortë

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë