vidhnin shuma parash dhe sende te ndryshme ne lokale pranga dy te rinjve ne durres 693aae097fe6f

Vidhnin shuma parash dhe sende të ndryshme në lokale, pranga dy të rinjve në Durrës

December 11, 2025
1 minut lexim

Dy të rinj janë arrestuar në Durrës, pasi vidhnin shumë parash dhe sende të ndryshe nëpër lokalet e zonës së plazhit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit:

E. H., 29 vjeç, dhe M. I., 25 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13, Durrës.

Këta shtetas u kapën në flagrancë, në kohën që po vidhnin në lokalin e shtetasit B. M., ku kishin marrë sende të ndryshme, një shumë parash dhe një biçikletë. Në rrugën “Bajram Curri”, ku kanë marrë disa pije alkoolike dhe një biçikletë.

Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur në një lokal bar-piceri, në pronësi të shtetasit A. G., në lagjen 13, Durrës, një shumë prej 3 milionë lekësh dhe një aparat telefonik.

Shërbimet e Policisë sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një pjesë të shumës së lekëve të vjedhura, një aparat celular. Nga ana jonë është bërë sekuestrimi i biçikletës dhe i një sasie lekësh të vjedhura.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

barcelona detyre e veshtire per kualifikimin direkt ne fazen tjeter 693aad5e1d255
Lajmi i mëparshëm

Barcelona, detyrë e vështirë për kualifikimin direkt në fazën tjetër

privatesi mbi te cilen mund te mbeshteteni secure folder dhe
Lajmi i radhës

Privatësi mbi të cilën mund të mbështeteni: Secure Folder dhe Knox

Të fundit nga

Nis ndërtimi i aeroportit më të madh në Afrikë

Kompania ajrore ETHIOPIAN Airlines nisi zyrtarisht një projekt ndërtimi prej 12.5 miliardë dollarësh, për të cilin zyrtarët thonë se do të ndërtojë aeroportin më të madh të Afrikës kur të përfundojë në

Fillon sherri pas ndeshjes

Fitorja 2:1 e Aston Villas ndaj Tottenhamit në raundin e tretë të FA Cup nuk përfundoi vetëm me fishkëllimën e fundit, pasi në fund të ndeshjes pati tensione dhe një përplasje mes
ShkoLartë