Brenda dhjetë ditëve të fundit, rajoni i Pologut është bërë shënjestër e hajdutëve që po vjedhin arkat e xhamive. Rasti më i fundit ka ndodhur dje në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku keqbërësit kanë hyrë me forcë mes mesditës dhe orës 15:00.
Sipas policisë, autorët kanë thyer arkën e kontributeve vullnetare dhe kanë marrë paratë. Ky është rasti i tretë pas vjedhjeve në fshatrat Merditë të Gostivarit dhe Vrapçisht, ku në këtë të fundit u kap një 65-vjeçar. SPB Tetovë po punon për zbardhjen e këtyre krimeve që kanë shqetësuar besimtarët pak ditë para festës së Bajramit.
Burimi: lajmpress.org


