vidhet vetura e familjes se kryeministrit polak donald tusk 68c1d4f549a98

Vidhet vetura e familjes së kryeministrit polak Donald Tusk

September 10, 2025
1 minut lexim

Një veturë që i përkiste familjes së kryeministrit polak Donald Tusk u vodh sot në qytetin e tij të lindjes në zonën Tricity të Polonisë veriore.

TVN24 raporton se rasti ndodhi në qytetin Sopot, ku Tusk ka një shtëpi private, transmeton KosovaPress.

“Kemi marrë një raport dhe oficerë nga Shtabi i Policisë së Voivodeship në Gdansk po punojnë për rastin”, tha Shtabi i Policisë Kombëtare për TVN24.

Situata është veçanërisht alarmante pasi shtëpia e familjes së kryeministrit, jo vetëm vila në Varshavë ku ai jeton, është nën mbrojtjen e Shërbimit të Mbrojtjes së Shtetit. Prandaj sipas burimeve të TVN24 shërbimet sekrete po hetojnë gjithashtu rastin.

Tusk është lindur dhe rritur në Gdansk – pjesë e zonës Tricity. Informacioni jozyrtar i raportuar nga faqja e internetit Onet.pl tregon se vetura, një Lexus, i përkiste gruas së Tusk, Malgorzata Tusk.

“Oficerët e shërbimit sekret po flinin në makinën pranë saj”, tha gazetari Marcin Dobski për wgospodarce.pl, një faqe lajmesh.

Vjedhja ndodhi mes një vale dronësh rusë që hynë në hapësirën ajrore polake gjatë natës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cifti i te moshuarve perplaset nga makina ne vijat e bardha dergohen ne spitalin e fierit 68c1d487edd04
Lajmi i mëparshëm

Çifti i të moshuarve përplaset nga makina në vijat e bardha, dërgohen në spitalin e Fierit

sulmi me arme ndaj charlie kirk reagon presidenti donald trump nje djale i shkelqyer te lutemi per te 68c1d6a75f6c2
Lajmi i radhës

Sulmi me armë ndaj Charlie Kirk, reagon Presidenti Donald Trump: Një djalë i shkëlqyer, të lutemi për të

Të fundit nga

ShkoLartë