vidhen akumulatoret ne manastir demi 10 milione denare 68971b9b07f80

Vidhen akumulatorët në Manastir, dëmi 10 milionë denarë

August 9, 2025
1 minut lexim

Manastir, 9 gusht – SPB Manastir ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kundër katër personave nga Resnja, Manastiri dhe Ohri, për shkak të vjedhjes së rëndë dhe fshehjes së sendeve të vjedhura, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, M.M. (39) dhe I.B. (19), dy herë në periudhën nga 1 shkurti deri më 23 prill 2025, kanë kryer vjedhje të rëndë në segmentin nga Bitola deri në fshatin Kremenicë, duke marrë një sasi të madhe akumulatorësh pronë e Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore – Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut.

D.N. (29) nga Bitola dhe M. XH. (27) nga Ohri kanë blerë akumulatorët e vjedhur për një shumë të caktuar parash, edhe pse e kanë ditur se rridhnin nga një vepër penale, pa e raportuar rastin në polici.

Dëmi material i shkaktuar vlerësohet në 10.606.746 denarë. Personit të parë dhe të dytë të akuzuar gjykatësi i procedurës paraprake u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ofensiva ruse per shpetimin e mandatit te dodikut 68971852e36f2
Lajmi i mëparshëm

“Ofensiva” ruse për shpëtimin e mandatit të Dodikut

nuk i bleu dot berisha prerja e sinjalit te news24 akt xhelati nga ramaduro 68971d3f0b93c
Lajmi i radhës

“Nuk i bleu dot…”/Berisha: Prerja e sinjalit të News24, akt xhelati nga Ramaduro

Të fundit nga

ShkoLartë