videot intime te adi hiles kengetarja nga kosova denoncon emra ne policine shqiptare 6ac3ac7cb8615

Videot intime të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova denoncon emra në policinë shqiptare

October 5, 2026
1 minut lexim

Teksa në rrjet vijojnë të shpërndahen materiale intime të xhiruara në dhomën e gjumit të Adrian Hilës nga një kamera sigurie, në polici ka mbërritur denoncimi i parë nga një prej vajzave me të cilat kompozitori kalonte në intimitet.

Top Channel mëson se këngëtarja nga Kosova me inicialet E. A pasi ka deklaruar gjithçka dinte për rrethanat e ngjarjes, ajo ka denoncuar shpërndarësin e videove duke përjashtuar kompozitorin, pasi sipas saj nuk është ai personi që ka nxjerrë videot.

Këngëtarja ka bërë përgjegjës një prej personave të parë që i ka nxjerrë videot në portale dhe e ka përmendur atë me emër si pjesë e videove.

Në lidhje me këtë situatë policia ka marrë 4 deklarime mes tyre 3 këngëtare E.F, B. M, E.A edhe vetë kompozitorin i cili pretendon se pamjet nga kamerat e sigurisë së tij në ambiente private janë hakeruar.

Ai po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “ndërhyrje e padrejtë në jetën private”, që sipas kodit penal përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Policia ka kontaktuar edhe me një këngëtar të ri të dalë nga talent show-t për fëmijë me inicialet G.H, i cili po ashtu shfaqet në momente intime me kompozitorin. I riu ka deklaruar se marrëdhënia ka qenë konsensuale dhe ka nisur kur ai ka qenë në moshë madhore.

Për këtë ngjarje blutë e Tiranës kanë referuar materialet në prokurori për 4 vepra penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve deh ndërhyja e padrejtë në jetën private.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rusia dhe lindja e mesme ne fokus te turneut evropian te rubios 6ac3abb50a171
Lajmi i mëparshëm

Rusia dhe Lindja e Mesme në fokus të turneut evropian të Rubios

sofja hesht ndaj kerkeses se shkupit mucunski ende pret pergjigje per takim bilateral 6ac3af2173cd2
Lajmi i radhës

Sofja hesht ndaj kërkesës së Shkupit, Mucunski ende pret përgjigje për takim bilateral

Të fundit nga

ShkoLartë