videoja e dyshimte e bbvk qe eshte bere virale ne rrjetet sociale edi fut nje qese te bardhe ne xhep ndersa dolce fshehurazi 69218dd5c4678

Videoja e dyshimtë e BBVK që është bërë virale në rrjetet sociale – Edi fut një qese të bardhë në xhep ndërsa Dolce fshehurazi…

November 22, 2025
1 minut lexim

Një video e shkëputur nga nata e parë e Big Brother VIP Kosova 4 është bërë virale në rrjetet sociale, duke ndezur debat dhe kureshtje të madhe tek publiku.

Pamjet, të cilat po qarkullojnë me shpejtësi, kanë ngritur një sërë pikëpyetjesh për sjelljet e dy banorëve brenda shtëpisë.

Në video shihet Edi tek kuzhina e jashtme, i cili merr një qese të vogël në dukje me diçka të bardhë brenda dhe e fut fshehurazi në xhep. Gjatë të njëjtit moment, banorja Dolce i drejtohet produksionit me pyetjen: “Kështu mundem?”, ndërsa menjëherë pas kësaj ulet poshtë banakut dhe qëndron e fshehur për disa sekonda.

Këto lëvizje të çuditshme kanë ngjallur dyshime të shumta dhe videot janë shpërndarë gjerësisht në TikTok, Instagram e X, me fansat që komentojnë pa ndalur për atë çfarë mund të ketë ndodhur në të vërtetë.

Deri më tani, produksioni nuk ka dhënë ndonjë sqarim rreth këtij momenti, ndërsa publiku vazhdon të diskutojë e të kërkojë përgjigje për sjelljen enigmatike të banorëve. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vjosa ne piken kritike rrezikohen banesat ne fshatin fitore 69218a99a4d29
Lajmi i mëparshëm

Vjosa në pikën kritike, rrezikohen banesat në fshatin Fitore

IZET MEXHITI 1
Lajmi i radhës

Mexhiti: Alfabeti është zemra e kombit, sot festojmë krenarinë tonë shqiptare!

Të fundit nga

ShkoLartë