videoheronj ne termet mjeket mbrojne pacientin gjate operacionit ne rusi 6889ef6561a1f

(VIDEO)Heronj në tërmet/ Mjekët mbrojnë pacientin gjatë operacionit në Rusi

July 30, 2025
1 minut lexim

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8, një nga më të fortët të regjistruar ndonjëherë, goditi herët të mërkurën gadishullin lindor të largët dhe pak të populluar të Kamchatka-s në Rusi, duke shkaktuar lëkundje të forta dhe valë tsunami deri në katër metra në Oqeanin Paqësor.



Edhe pse në lëkundje të forta, mjekët në Kamçatka ruajtën qetësinë gjatë tërmetit të fuqishëm dhe nuk e ndaluan operacionin. Siç raportohet nga mediat, bluzat e bardha qëndruan me pacientin deri në fund.

Ministria ruse e Shëndetësisë njoftoi se operacioni përfundoi me sukses dhe pacienti ndodhet në fazën e rikuperimit.

Videoja u bë virale në rrjet, kjo bëri që ky moment heroik të përshëndetej gjerësisht, ndërsa shumë e kanë cilësuar këtë veprim si një dëshmi të përkushtimit dhe profesionalizmit të mjekëve edhe në rrethana ekstreme.

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pyetjet e veliajt nga burgu a po perdoret ky hetim mbi mua si nje eliminim politik 6889ee3994187
Lajmi i mëparshëm

Pyetjet e Veliajt nga burgu: A po përdoret ky hetim mbi mua si një eliminim politik?

lsdm obrm pdukm solli katastrofe maqedonia e para ne evrope per djegie te hapesirave nga zjarret 6889efdda8641
Lajmi i radhës

LSDM: OBRM-PDUKM solli katastrofë, Maqedonia e para në Evropë për djegie të hapësirave nga zjarret

Të fundit nga

ShkoLartë