video vrau me thike 42 vjecarin per nje foto me kalin dalin pamjet e arrestimit te kristo memes ne berat 690154c4d305a

Video/ Vrau me thikë 42-vjeçarin për një foto me kalin, dalin pamjet e arrestimit të Kristo Memës në Berat

October 29, 2025
1 minut lexim

Këto janë pamjet e arrestimit të  Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç, i cili e qëlloi me thikë turistin nga Tirana, në sy të familjarëve të tij.

Vrasja ndodhi pasi viktima, Keli Hoxha, kishte refuzuar të kryente pagesën për një foto të shkrepur me kalin e autorit.

Autori i ngjarjes, i cili u arrestua në një shpellë pak orë pas vrasjes, rezulton me precedent penal edhe në shtetin fqinj, Greqi.

Ai është 25 vite burg për vrasje, të kryer rreth 25 vite më parë. Pas vuajtjes së dënimit, ai kishte ndryshuar emrin dhe ishte kthyer në Shqipëri dhe kishte filluar të punonte në zonën turistike të kalasë, duke u ofruar turistëve xhiro me kalë dhe fotografi.

“Vrau me mjet prerës (thikë) gjatë një konflikti të çastit 42-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes,  pas 4 orësh ndjekjeje nga Policia, kapet dhe vihet në pranga 63-vjeçari.

Në vijim të informacionit të dhënë mbi vrasjen me mjet prerës (thikë) të shtetasit K. H., shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, ushtruan kontrolle intensive duke mundësuar lokalizimin, në lagjen Kala, në afërsi të Tabjes, të autorit të dyshuar të vrasjes dhe arrestimin e shtetasit K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”.

63-vjeçari, rreth orës 15:10, pas një konflikti për motive të dobëta, goditi me mjet prerës 42-vjeçarin, i cili humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

baraliu kurti nuk mund te rimandatohet por dikush nga subjekti i tij po 69015425b5f68
Lajmi i mëparshëm

Baraliu: Kurti nuk mund të rimandatohet, por dikush nga subjekti i tij po

kia pv5 thyen rekordin guinness per distancen me nje karikim te vetem 690154f13c3b0
Lajmi i radhës

Kia PV5 thyen rekordin Guinness për distancën me një karikim të vetëm

Të fundit nga

ShkoLartë