video vogelushja palestineze mbijetoi pasi plumbi i dronit izraelit ngeci ne kafke 688de3d10fea3

VIDEO/ Vogëlushja palestineze mbijetoi pasi plumbi i dronit izraelit ngeci në kafkë

August 2, 2025
1 minut lexim

Pamje vërtet dramatike vijnë nga Gaza, ku një vajzë e vogël është filmuar teksa po mjekohet pasi ka marrë një plumb në kokë nga një dron izraelit. Sipas videos së publikuar në rrjetet sociale, vogëlushja duket se ka mbijetuar dhe plumbi ka ngecur në kafkë, pa depërtuar.



E mitura është identifikuar si Lana Al-Basous dhe raportohet se ajo i ka mbijetuar mrekullisht goditjes nga droni dhe ndërhyrjes së mjekëve për të hequr plumbin.

Që prej nisjes së luftimeve në Gaza, të paktën 60 mijë palestinezë kanë mbetur të vrarë. Situata humanitare mbetet katastrofike, pasi në enklave ka mungesë ushqimi, ujë të pastër, ilaçe dhe shërbime mjekësore.

Organizatat ndërkombëtare flasin për përkeqësim të urisë dhe vdekshmërinë nga shkaqet indirekte, si kequshqyerja dhe mungesa e kujdesit mjekësor. Rreth 60–70 % e viktimave janë gra, fëmijë dhe të moshuar, sipas raportimeve të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera të vlerësuara.

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama do hiqet cdo lloj platforme qe zapton hapesirat publike 688de2a4d18a5
Lajmi i mëparshëm

Rama: Do hiqet çdo lloj platforme që zapton hapësirat publike

kreret me te larte te shtetit urojne 2 gushtin diten e kryengritjes se ilindenit 688de449572a9
Lajmi i radhës

Krerët më të lartë të shtetit urojnë 2 gushtin – Ditën e Kryengritjes së Ilindenit

Të fundit nga

ShkoLartë