video trump zemerohet me gazetarin e bloomberg je me i keqi 691b98c78c455

Video/ Trump zemërohet me gazetarin e Bloomberg: Je më i keqi

November 17, 2025
1 minut lexim

Donald Trump u tërbua me një gazetar të Bloomberg i cili e ndërpreu teksa i përgjigjej një pyetjeje.

Presidenti amerikan u shfaq në një emision të drejtpërdrejtë të Fox News, ku u pyet për Tucker Carlson dhe intervistën e tij me mohuesin e Holokaustit Nick Fuentes. Ndërsa Trump po përgjigjej jashtë Air Force One, një gazetar e ndërpreu. Presidenti amerikan u ndal dhe e shikoi me zemërim gazetarin. “Do të më lejosh ta përfundoj deklaratën time? Je më i keqi,” tha ai. “Je me Bloomberg, apo jo? Je më i keqi. Nuk e di pse ata të mbajnë,” shtoi ai. Identiteti i gazetarit është bërë i ditur, ndërsa Bloomberg nuk iu përgjigj kërkesës së New York Post për koment.

Shikoni klipin në 0:30.

Në një koment në X, korrespondentja e Shtëpisë së Bardhë e CBS News, Jennifer Jacobs, zbuloi një përballje të kohëve të fundit që ndodhi në Air Force One. Ajo shkroi se Trump i tha një gazetari të Bloomberg: “Qetësi, qetësi, derrkuc”, pasi gazetari e pyeti presidentin “nëse nuk ka asgjë inkriminuese në dosje, pse ti sillesh sikur ka”, sipas Jacobs.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

momenti kur aeroplani i ministrit shperthen ne flake ndersa rrezohet pasi doli nga pista gjate uljes ne kongo 691b971760b64
Lajmi i mëparshëm

Momenti kur aeroplani i ministrit shpërthen në flakë ndërsa rrëzohet pasi doli nga pista gjatë uljes në Kongo

ukraina arrin marreveshje me francen per aeroplane luftarake 691b9d030735e
Lajmi i radhës

Ukraina arrin marrëveshje me Francën për aeroplanë luftarakë

Të fundit nga

ShkoLartë