video trump sperkat me parfum homologun sirian sa gra ke me ju kurre si dihet 6915e68b8636a

VIDEO/ Trump spërkat me parfum homologun sirian: Sa gra ke, me ju kurrë si dihet

November 13, 2025
1 minut lexim

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump priti presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë të hënën, një takim që dikur do të dukej i paimagjinueshëm.



Al-Sharaa, një ish-komandant i Al-Kaedës i cilësuar dikur si terrorist nga Uashingtoni, qëndroi përkrah Trump në atë që shënoi vizitën e parë zyrtare të një udhëheqësi sirian në Shtëpinë e Bardhë që nga pavarësia e Sirisë nga Franca në vitin 1946.

Vizita vjen ndërsa ShBA-të zgjatën pauzën e sanksioneve ndaj Sirisë për 180 ditë të tjera.

Një video nga takimi, që tani qarkullon gjerësisht në internet, kap një shkëmbim batutash midis dy udhëheqësve.

Trump shihet duke i dhuruar Al-Sharaa-s një shishe parfumi, duke e spërkatur mbi të dhe duke thënë: “Është aroma më e mirë… Dhe tjetra është për gruan tënde”.

Me shaka ai e pyet:”Sa gra ke?”

Kur Al-Sharaa përgjigjet “një”, pasojnë të qeshura. Trump ia kthen me shaka: “Me ju nuk i dihet kurrë!”

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ish drejtori i policise se shtetit muhamet rrumbullaku paraqitet ne spak 6915e554368f7
Lajmi i mëparshëm

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK

kryetari i gjykates ka pritur ne takim gjyqtaret e dekretuar 6915e770ad37c
Lajmi i radhës

Kryetari i Gjykatës ka pritur në takim gjyqtarët e dekretuar

Të fundit nga

Mediat botërore shpërthejnë pas incidentit

Incidenti mes Vinícius Júnior dhe Gianluca Prestiani në ndeshjen mes Benfica dhe Real Madrid në UEFA Champions League ka shkaktuar reagime të forta në mediat ndërkombëtare, të cilat e kanë cilësuar episodin
ShkoLartë