video tronditese ne shba rrezohet helikopteri mjekesor ne kaliforni raportohet per te plagosur 68e51ac550133

Video/ Tronditëse në SHBA, rrëzohet helikopteri mjekësor në Kaliforni, raportohet për të plagosur

October 7, 2025
1 minut lexim

Një helikopter mjekësor u rrëzua natën e kaluar në një zonë të ngarkuar të 50th Avenue në Sacramento, Kaliforni, duke plagosur tre persona, sipas operatorit të shërbimit ajror mjekësor.

Fatmirësisht, në bord nuk kishte pacientë në momentin e aksidentit.

Sipas kryebashkiakut të Sacramentos, Kevin McCarthy, që reagoi përmes një postimi në platformën X, helikopteri u rrëzua pranë 59th Street, në anën lindore të qytetit.

“Të mbijetuarit janë dërguar në spital për trajtim”, bëri të ditur ai.

Kompania REACH Air Medical Services, e cila operon helikopterin, konfirmoi incidentin dhe tha se po punon për të mbledhur detajet në lidhje me gjendjen e ekuipazhit.

“Jemi duke përcaktuar detajet e situatës, si dhe gjendjen e ekuipazhit, të cilët u transportuan në spitalet e zonës,” thuhet në deklaratën e REACH, cituar nga Reuters.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rusit te dyshuar per destabilizimin e moldavise i gjenden gjurme digjitale ne serbi 68e519176ed03
Lajmi i mëparshëm

​Rusit të dyshuar për destabilizimin e Moldavisë i gjenden gjurmë digjitale në Serbi

dy cmime nga aleksandria pike uji dhe rikthimi i zerit te kinemase shqiptare 68e51dd4687b1
Lajmi i radhës

Dy çmime nga Aleksandria: “Pikë Uji” dhe rikthimi i zërit të kinemasë shqiptare

Të fundit nga

ShkoLartë