video torino polici rrethohet nga turma dhunohet dhe goditet me cekic 697e7d8bf0b4f

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

February 1, 2026
1 minut lexim

Në Torino, një efektiv i policisë nga një repart mobil u rrethua dhe u sulmua nga një grup antagonistësh gjatë përplasjeve pranë kampusit universitar Einaudi. 



Në video duken dhjetëra protestues të dhunshëm që i afrohen policit dhe e godasin me shkelma, grushte dhe një çekiç, duke ia drejtuar edhe një dritë lazer jeshile. Polici, i shtrirë në tokë, humbet helmetën dhe përpiqet të largohet duke mbuluar kokën me duar. Më pas ai shpëtohet nga disa kolegë, ndërsa antagonistët largohen.

Edhe një automjet i blinduar i policisë u përfshi nga flakët gjatë përplasjeve. Gjatë sulmeve, protestuesit hodhën gurë në drejtim të forcave të rendit në mënyrë të vazhdueshme dhe intensive.

Demonstruesit shtynë dhe çuan në mes të rrugës kontenierë mbeturinash, tërhequr nga skaji i rrugës, si dhe karroca të dyqaneve.

Një ekip gazetarësh u sulmua fizikisht, u kërcënua dhe u detyrua të largohej me forcë, ndërkohë që gurë hodheshin dhe pajisjet e tyre të punës u shkatërruan.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

toshkovski sistemi qytet i sigurt nuk eshte per ndeshkim por per shpetimin e jeteve 697e7d28ad66c
Lajmi i mëparshëm

Toshkovski: Sistemi “Qytet i Sigurt” nuk është për ndëshkim, por për shpëtimin e jetëve

toshkovski ka hyre ne fuqi rregullorja e re ne safe city me te cilen rritet pragu i tolerances per shoferet 697e837c51e73
Lajmi i radhës

Toshkovski: Ka hyrë në fuqi rregullorja e re në “Safe City”, me të cilën rritet pragu i tolerancës për shoferët

Të fundit nga

ShkoLartë