video qe po ben xhiron e rrjetit nga danimarka vuciq sillet verdalle per te gjetur nje karrige te lire 68e0b4151d36a

Video që po bën xhiron e rrjetit nga Danimarka – Vuçiq sillet vërdallë për të gjetur një karrige të lirë

October 4, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po merr pjesë në samitin e liderëve evropianë në Kopenhagen, përsëri pati problem me uljen.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video e presidentit të Serbisë ku shihet se si hyn në dhomën ku mbahet samiti dhe ku të gjithë të pranishmit janë ulur, përveç tij.

Në vend që të ulej në vendin e tij, ai shikonte rreth e rrotull sikur nuk kishte kuptuar as ku ishte futur e as ku ishte vendi i tij, më saktë ku duhej të ulej.

Ndërsa rrotullohej i hutuar në dhomë duke kërkuar me shikim dikë që t’i ndihmojë, pasi askush nuk iu afrua për ta ndihmuar, ai u përpoq të ulej në një karrige që i takonte dikujt tjetër.

Megjithatë, menjëherë iu bë e qartë se nuk mund të ulej aty sepse vendi ishte zënë. Nga organizata e samitit duket se nuk e dinin çfarë të bënin me të.

Më në fund, dikush u kujtua dhe i solli një karrige me tavolinë që ngjante me bankat shkollore ku ulen nxënësit në shkollat evropiane.

Vuçiq përkul pjesën për të shkruar dhe qëndroi i ulur në karrigen që e largoi pak nga tavolina, sepse nuk kishte vend tjetër.

Video e kësaj situate u publikua nga Borko Stefanoviq, jurist dhe diplomat serb.

“Turp i vazhdueshëm dhe dështim i pabesueshëm i protokollit tonë. Nuk është aspak qesharake sepse ata kanë drejtuar dhe shkatërruar Serbinë për 13 vjet”, shkroi ai në X (Twitter).

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

java boterore e hapesires 68e0b3cdb1ce8
Lajmi i mëparshëm

​Java Botërore e Hapësirës

nese fillon sheh ndonje nga keto 7 endrra dije qe fati yt eshte gati te ndryshoje 68e0bc123452d
Lajmi i radhës

Nëse fillon sheh ndonjë nga këto 7 ëndrra, dije që fati yt është gati të ndryshojë

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë