video protesta pro palestineze ne zvicer 20 te plagosur dhe 536 te arrestuar deme te medha materiale 68ec06af48792

VIDEO/ Protesta pro-palestineze në Zvicër, 20 të plagosur dhe 536 të arrestuar. Dëme të mëdha materiale

October 12, 2025
1 minut lexim

Më shumë se 5 mijë njerëz morën pjesë në një demonstratë pro-palestineze të mbajtur të shtunën në Bern të Zvicrës, e cila përfundoi me incidente dhune dhe 20 të plagosur.

Si pasojë, 20 persona u plagosën, përfshirë 18 oficerë policie, dhe shumë dëme materiale u shkaktuan në disa pika të qytetit ndërsa policia njoftoi se janë arrestuar 536 persona gjatë protestës të cilën autoritetet i kishin shpallur të paautorizuar.

Protestuesit, shumica e të cilëve ishin të veshur me të zeza dhe maska, u përplasën me forcat e rendit dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme. Policia tha se situata shpërtheu kur protestuesit filluan të hedhin objekte të rrezikshme, përfshirë gurë, shishe, mjete ndërtimi dhe fishekzjarre, ndaj oficerëve të sigurisë. Për t’i shpërndarë protestuesit, policia përdori gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba gome.

Në përleshje, 20 persona u plagosën, përfshirë 18 oficerë policie, dhe disa prej tyre janë shtruar në spital. Ndërkohë, dëmet materiale janë të konsiderueshme, përfshirë thyerjen e vitrinave të dyqaneve, dëmtimin e ekranëve të bankomateve dhe fasadave të ndërtesave, si dhe dëmtime të rëndë të makinave patrullë të policisë. Policia ka vlerësuar dëmin material në miliona franga zvicerane, të cilat janë afërsisht të njëjta në euro.

Një prej të arrestuarve kishte një urdhër arresti të mëparshëm, ndërsa të tjerët janë përballur me akuza për vepra të ndryshme penale, përfshirë dëmtim të pronës, sulm ndaj forcave të rendit dhe dhunë fizike. Pas verifikimeve të identitetit, të gjithë të arrestuarit janë liruar.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shefi i ushtrise izraelite shpall triumfin kemi fituar ndaj hamasit ne luften e gazes 68ec04f4e2357
Lajmi i mëparshëm

Shefi i ushtrisë izraelite shpall triumfin: Kemi fituar ndaj Hamasit në luftën e Gazës

justin dhe hailey bieber festojne pervjetorin ne mes te natyres se mrekullueshme te banff it 68ec0cf422bd9
Lajmi i radhës

Justin dhe Hailey Bieber festojnë përvjetorin në mes të natyrës së mrekullueshme të Banff-it

Të fundit nga

ShkoLartë