video postimi i cuditshem nga shtepia e bardhe emigrantet krahasohen me pokemonet ti kapim te gjithe 68d2c1f1c086e

Video/ Postimi i çuditshëm nga Shtëpia e Bardhë, emigrantët krahasohen me Pokemonët: T’i kapim të gjithë

September 23, 2025
1 minut lexim

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje në TikTok, në të cilën arrestimet e migrantëve krahasohen me kapjen e Pokémonëve.

Videoja njëminutëshe përmban pamje të individëve që arrestohen nga oficerët amerikanë, të shoqëruara me muzikë dhe efekte vizuale të ngjashme me hapjen e serisë së njohur japoneze Pokémon.

Seria “Pokémon” përfshin lojëra, vizatime dhe produkte koleksionuese, ku trajnerët kapin, stërvisin dhe luftojnë me krijesa të quajtura Pokémon për të garuar në turne dhe për të penguar të këqijtë.

Videoja e DHS-së përfundon me disa “karta Pokémon” të simuluara, të cilat paraqesin disa nga personat e arrestuar dhe të deportuar, duke i përshkruar ata si “më të këqijtë e të këqijve” dhe duke listuar krimet e tyre të dyshuara, si tentativa për vrasje dhe vjedhje me thyerje.

Videoja, e shpërndarë të hënën me mbishkrimin “Duhet t’i kapësh të gjithë!”, u prit me tallje dhe kritika të forta. Kritikët theksuan jo vetëm shkeljen e mundshme të të drejtave të autorit të Nintendos, por edhe përmbajtjen problematike etike dhe politike.

Pamjet janë pjesë e një fushate më të gjerë të administratës Trump për ndalimin e imigracionit të paligjshëm ndwrsa ana tjetër, DHS ka mohuar çdo shkelje gjatë operacionit, duke deklaruar:

“Asnjë shtetas amerikan nuk u arrestua. Ata u mbajtën për një kohë të shkurtër për sigurinë e tyre dhe të oficerëve, ndërsa operacioni ishte në zhvillim.”

@whitehouseGotta catch ‘em all 🎥: DHS

♬ original sound – The White House


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rubio ukraina duhet te bjere dakord me marreveshjet per ti dhene fund luftes 68d2c03b23ca6
Lajmi i mëparshëm

Rubio: Ukraina duhet të bjerë dakord me marrëveshjet për t’i dhënë fund luftës

keshilltaret qe nuk e tradhtuan erion veliajn 68d2c4fc1b871
Lajmi i radhës

Këshilltarët që nuk e “tradhtuan” Erion Veliajn

Të fundit nga

ShkoLartë