video perleshje e dhunshme mes dy familjeve turke ne uells pamjet publikohen ne gjyq 690e318554869

Video/ Përleshje e dhunshme mes dy familjeve turke në Uells, pamjet publikohen në gjyq

November 7, 2025
1 minut lexim

Një përleshje e ashpër mes dy familjeve turke në qendër të Newport, Uells, u kap nga kamerat e sigurisë dhe pamjet po shfaqen gjatë gjyqit që po zhvillohet për këtë çështje.

Ngjarja ndodhi në gusht të vitit të kaluar dhe pamjet tregojnë burra nga të dyja familjet duke përdorur shkopinj nga dyqanet e tyre të kebabeve për të sulmuar njëri-tjetrin.
Turqit Mehmet Aksoy (52 vjeç), Mazhar Aksoy (40 vjeç), Murat Aksoy (28 vjeç), Burak Aksoy (25 vjeç), Savas Sayak (33 vjeç), Yagmur Sayak (42 vjeç) dhe Firat Sayak (45 vjeç) kanë pranuar pjesëmarrjen e tyre në sulm dhe janë dënuar nga gjykata.
Një djalë 17-vjeçar gjithashtu mori pjesë në sherr dhe është paraqitur përpara një gjykate për të mitur.

Sipas Daily Mail, familja Aksoy zotëron lokalin Family Kebab, të hapur në vitin 2014, ndërsa familja Sayak zotëron Antalya Kebab.
Gjykata tha se grindja midis dy familjeve kishte të bënte me “mosmarrëveshje të brendshme” midis personave me të cilët ato kishin lidhje në Turqi. Pamjet e shfaqura në sallën e gjyqit treguan momentin kur Firat Sayak goditi me grusht Mehmet Aksoy jashtë dyqanit të kebabeve. Ky i fundit më pas telefonoi të afërmit e tij, duke çuar në përshkallëzimin e dhunës. Si rrethanë lehtësuese, gjykatës iu tha se dy familjet tashmë janë pajtuar, pas ndërhyrjes së komuniteteve turke dhe kurde në Uells si dhe Asamblesë Demokratike Popullore Kurde.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cmimet e mallrave rriten per shkak te uljes se normes se interesit nga rezerva federale 690e2fd4af27b
Lajmi i mëparshëm

​Çmimet e mallrave rriten për shkak të uljes së normës së interesit nga Rezerva Federale

bllokuan korsine e emergjences policia heq me karroatrec makinat 690e349886b7a
Lajmi i radhës

Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat

Të fundit nga

ShkoLartë