video perfshihet nga flaket gradacela ne hong kong humbin jeten te pakten 36 persona 297 raportohen te zhdukur 69273e0715cf9

VIDEO/ Përfshihet nga flakët gradaçela në Hong Kong, humbin jetën të paktën 36 persona, 297 raportohen të zhdukur

November 26, 2025
1 minut lexim

Të paktën 36 persona kanë humbur jetën dhe 297 të tjerë raportohen të zhdukur nga zjarri i madh që shpërtheu në një gradaçelë në veri të Hong Kongut sot, sipas BBC.

Ndërkohë BBC raporton se të paktën 297 persona ndodhen akoma të bllokuar brenda ndërtesës, ndërsa zjarrfikësit vijojnë punën për nxjerrjen e tyre nga gradaçela.

Tym i zi i dendur doli nga ndërtesat ndërsa zjarrfikësit luftonin me flakët. Disa njerëz mbetën të bllokuar brenda, ndërsa një burrë pësoi djegie të rënda, sipas transmetuesit publik RTHK, duke cituar policinë.

Departamenti i zjarrfikësve tha se mori një telefonatë në orën për një zjarr në kompleksin Wang Fuk Court, ndërsa në pak kohë më vonë incidenti u cilësua si një alarm i nivelit 4.

Wang Fuk Court përbëhet nga tetë ndërtesa dhe ka gati 2,000 apartamente. Rreth kullës ku shpërtheu zjarri janë ndërtesa të tjera me skela të jashtme prej bambuje.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

super te pasurit nen presion zvicra referendum per te vendosur takse drastike 69273c55554da
Lajmi i mëparshëm

​Super të pasurit nën presion, Zvicra referendum për të vendosur taksë drastike

13 te vdekur pasi zjarri perfshiu blloqet e kullave te banimit ne hong kong 6927424376511
Lajmi i radhës

13 të vdekur pasi zjarri përfshiu blloqet e kullave të banimit në Hong Kong

Të fundit nga

ShkoLartë