Dy banesa janë përfshirë nga flakët pak minuta më parë në Elbasan.
Nga pamjet e siguruara nga korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku, shihen flakët dhe tymi që ka mbuluar zonën përreth.
Mësohet se një nga banesat ishte e pabanuara. Zjarri ka nisur në shtëpinë tjetër ku banon një person. Sakaq bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar.
Në vendngjarje ndodhen 4 mjete dhe 12 efektivë. Mendohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa zjarri vazhdon.
Top Channel
Burimi: top-channel.tv


