video pamje te renda tiktok erja perplas per vdekje 59 vjecarin nderkohe qe ishte live ne rrjetet sociale 694c6069e22a5

Video/ Pamje të rënda, tiktok-erja përplas për vdekje 59-vjeçarin ndërkohë që ishte live në rrjetet sociale

December 24, 2025
min lexim

Një përdoruese e TikTok është arrestuar në Shtetet e Bashkuara pasi akuzohet se ka goditur dhe vrarë një këmbësor teksa drejtonte makinën dhe po transmetonte drejtpërdrejt në rrjetet sociale.

Ngjarja ka ndodhur në një periferi të Çikagos dhe është konfirmuar nga policia dhe familja e viktimës, raportojnë mediat amerikane.

E dyshuara është Tynesha McCarty Wroten, 43 vjeçe, e njohur në TikTok me emrin “Tea Tyme”. Viktima është identifikuar si Darren Lucas, 59 vjeç, sipas deklaratës së togerit Paul Kehrli nga Departamenti i Policisë së Zionit, në Illinois. Dhëndri i Lucas, Chris King, tha se familja është informuar se Wroten po përballet me një akuzë për vrasje të paqëllimshme.

“Unë dhe familja ime jemi të lumtur që shohim rrotat e drejtësisë të lëvizin”, u shpreh ai.

Sipas hetuesve, Lucas po kalonte rrugën në një zonë pranë Liqenit Michigan kur u godit nga automjeti. Përplasja ishte e fortë dhe 59-vjeçari u dërgua në spital, ku ndërroi jetë disa orë më vonë. Pas aksidentit, Wroten u ndal për t’i dhënë ndihmë viktimës dhe foli me policinë si dëshmitare e ngjarjes, pa u arrestuar menjëherë. Vetëm pas rindërtimit të plotë të incidentit, autoritetet vendosën arrestimin e saj.

Hetimet tregojnë se në momentin e aksidentit shoferja ishte duke regjistruar një transmetim të drejtpërdrejtë në TikTok.

Sipas mediave, influencuesja është filmuar nga vetë transmetimi i drejtpërdrejtë. Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale dëgjohet një përplasje e fortë dhe më pas zëri i saj duke thënë: “Sapo godita dikë”, përpara se transmetimi të ndërpritej. Në sfond dëgjohet edhe një fëmijë në makinë që pyet se çfarë ka ndodhur, si dhe një zë tjetër që pyet shoferen nëse është lënduar.

Pas incidentit, Tea Tyme e bëri llogarinë e saj private dhe më pas fshiu informacionet nga biografia e profilit. Disa ditë më vonë, ajo zhvilloi një tjetër transmetim live, ku kërkoi donacione për atë që e quajti një “leje mendore” nga interneti, gjë që nxiti reagime dhe polemika të shumta mes ndjekësve të saj.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba ja fokusohet ne karantinimin e naftes venezueliane 694c5e9357dd7
Lajmi i mëparshëm

SHBA-ja fokusohet në karantinimin e naftës venezueliane

obsh nje e treta e vdekjeve ne europe lidhen me alkoolin 694c6483256af
Lajmi i radhës

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

Të fundit nga

Bllaca largohet nga Gjilani pas gati një dekade

Portieri Aridon Bllaca ka konfirmuar ndarjen me klubin e futbollit Gjilani, duke i dhënë fund një kapitulli që zgjati pothuajse dhjetë vjet. Gardiani e bëri të ditur vendimin përmes një postimi emocional në
ShkoLartë