video pamje te frikshme shperthejne flaket ne autostraden ne japoni pas aksidentit me 50 makina nje person humb jeten 694ee7261fbb8

Video/ Pamje të frikshme! Shpërthejnë flakët në autostradën në Japoni pas aksidentit me 50 makina, një person humb jetën

December 26, 2025
1 minut lexim

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të premten në autostradën Kanetsu, në zonën e Gunmas të Japonisë, ku janë përfshirë më shumë se 50 automjete.

Sipas raportimeve paraprake nga autoritetet lokale, të paktën një person ka humbur jetën, ndërsa 26 të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes zinxhir.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë re të dendura tymi që ngrihen në qiell dhe disa automjete të përfshira nga flakët, duke krijuar skena kaotike në autostradë. Ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar të lënduarit dhe për të neutralizuar zjarret.

Autoritetet japoneze kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa qarkullimi në këtë segment të autostradës është ndërprerë përkohësisht.

Më shumë detaje priten në orët në vijim, ndërsa gjendja e të plagosurve po monitorohet nga shërbimet mjekësore.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident zinxhir ne japoni perplasen dhjetera makina raportohet per nje viktime dhe 26 te plagosur 694ee5754b32a
Lajmi i mëparshëm

Aksident zinxhir në Japoni, përplasen dhjetëra makina. Raportohet për një viktimë dhe 26 të plagosur

mehmeti selimi takohet me diasporen e therandes 694eec4eb7206
Lajmi i radhës

Mehmeti-Selimi takohet me diasporën e Therandës

Të fundit nga

Mehmeti-Selimi takohet me diasporën e Therandës

Shqipe Mehmeti-Selimi është takuar me diasporën e Therandës. Në një takim të ngrohtë, Mehmeti-Selimi u shpreh se të gjithë ishin të bashkuar, të vendosur dhe të palëkundur për fitoren e 28 dhjetorit.
ShkoLartë