video ndalon makinen i shkon mehalles te xhami i range e vret dhe largohet i qete momenti i ekzekutimit te biznesmenit ne elbasan 6930aea4584ce

VIDEO/ Ndalon makinën, i shkon Mëhallës te xhami i ‘Range’, e vret dhe largohet i qetë. Momenti i ekzekutimit të biznesmenit në Elbasan  

December 3, 2025
1 minut lexim

Ky është momenti i vrasjes së biznesmenit në Elbasan, Edmond Mëhalla.

Siç shihet nga pamjet, autori ndalon makinën, zbret dhe i afrohet te makina e tij Mëhallës dhe e qëllon me armë.
Më pas kthehet te makina e tij dhe pas disa sekondash largohet.

Mjeti i autorit ishte pikërisht në pronësi të kompanisë së viktimës dhe ortakut të tij Xhino Ago.

Policia arrestoi të martën ortakun e viktimës, banues në Elbasan, i dyshuar si bashkëpunëtor. Xhino Ago akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Po ashtu u arrestua roja i karburantit Kujtim Pisha, 52-vjeç, për “Moskallëzim i krimit”. Në kërkim u shpall Marselo Arani 32 vjeç, banues në Elbasan dhe Armando Kola 35 vjeç, banues në Laç, të dyshuar si të përfshirë në vrasje gjithashtu.

Në kërkim u shpall Marselo Arani 32 vjeç, banues në Elbasan dhe Armando Kola 35 vjeç, banues në Laç, të dyshuar si autorë të vrasjes.

Ndërkohë këtë të mërkurë u arrestua dhe një person i tretë i përfshirë në vrasje, Nevzat Spaho, 29-vjeç.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dita boterore e personave me aftesi te kufizuar kerkojne mbeshtetje dhe barazi 6930ae00a4f43
Lajmi i mëparshëm

Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuar – Kërkojnë mbështetje dhe barazi

shba zbulon skuadronin e ri te droneve sulmues me nje kah ne lindjen e mesme 6930af14cbbf3
Lajmi i radhës

SHBA zbulon skuadronin e ri të dronëve sulmues me një kah në Lindjen e Mesme

Të fundit nga

Genci ka një pyetje të thjeshtë: Pse na dy?

Muzika është pasion i tij. E së fundmi, artisti Genci ka lansuar edhe një këngë të re, duke përmbushur këtë pasion. Ai në kanalin Youtube ka hedhur projektin muzikor, të titulluar ‘Pse
ShkoLartë