video momenti kur ekzekutohet me arme futbollisti i ekuadorit ne guayaquil 6946ae03642dd

VIDEO/ Momenti kur ekzekutohet me armë futbollisti i Ekuadorit në Guayaquil

December 20, 2025
1 minut lexim

Një vrasje e tipit mafioz, kështu mund të quhet ekzekutimi i futbollistit Mario Pineida më 17 dhjetor në Guayaquil të Ekuadorit. 33-vjeçari ishte objektivi i dy atentatorëve që mbërritën në vendngjarje me motor, por viktimë mbeti edhe një vajzë e cila dukej se ndodhej rastësisht në ambientin pranë, teksa për fat kanë shpëtuar dy persona të tjerë që panë gjithçka vetëm 2-3 metra largësi.



Mario Pineida, futbollisti i kombëtares së Ekuadorit dhe Barcelona SC shihet që del nga një dyqan, ndërsa dyshja e vrasësve shfaqet para tij. Ata u afruan dhe me armën në dorë e qëllojnë duke e parë në sy. Pineida e kuptoi për çfarë bëhej fjalë, por as duart e ngritura nuk e shpëtuan nga plumbat që rezultuan fatalë.

Mediet në Ekuador fillimisht aluduan se vajza e vrarë ishte bashkëshortja e futbollistit, por kjo nuk ka rezultuar e vërtetë, pasi gruaja e tij reagoi më pas me një mesazh. Pineida la pas tre fëmijë, ndërsa autorët u vendosën në pranga.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protesta lapaj rames je ne konflikt te drejtperdrejt me familjen time 6946acd416893
Lajmi i mëparshëm

Protesta/ Lapaj-Ramës: Je në konflikt të drejtpërdrejt me familjen time

mbi 13 mije shofere pa patente gjate ketij viti pse po konfiskohen kaq shume patentat 6946aeee35f0b
Lajmi i radhës

​Mbi 13 mijë shoferë pa patente gjatë këtij viti: Pse po konfiskohen kaq shumë patentat?

Të fundit nga

ShkoLartë