video lideri i hamas deklaron fundin e luftes ne gaza al hayya armepushimi do te jete i perhershem shba dha garanci 68e8122f5e8d2

VIDEO/ Lideri i Hamas deklaron fundin e luftës në Gaza, Al-Hayya: Armëpushimi do të jetë i përhershëm, SHBA dha garanci

October 9, 2025
1 minut lexim

Kreu i organizatës Hamas, Khalil al-Hayya, njoftoi të enjten arritjen e një marrëveshjeje me Izraelin dhe fundin e luftës në Gaza.

Al-Hayya, i cili shpëtoi javë më parë nga një përpjekje izraelite për ta vrarë në Katar, deklaroi se armëpushimi do të jetë i përhershëm dhe se kalimi i Rafah-ut drejt Egjiptit do të jetë i hapur në të dyja drejtimet, duke mundësuar lëvizjen e lirë të personave dhe ndihmave humanitare.

Ai bëri me dije se marrëveshja parashikon gjithashtu lirimin nga Izraeli i të gjitha grave dhe fëmijëve palestinezë të burgosur. Sipas tij, Hamas ka marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara, ndërmjetësit arabë dhe Turqia se konflikti në Gaza ka marrë fund përfundimisht.

Një tjetër zyrtar i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, tha në Egjipt se asnjë palestinez nuk do të pranojë çarmatimin dhe theksoi se populli ka nevojë për armë dhe rezistencë për të mbrojtur veten.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cilat jane shtetet e europes me me shume miliardere 68e810759c9fc
Lajmi i mëparshëm

Cilat janë shtetet e Europës me më shumë miliarderë?

peci qeverisja ne mitrovice me e deshtuara hamza e tahiri deshtake 68e81752eec3d
Lajmi i radhës

Peci: Qeverisja në Mitrovicë më e dështuara, Hamza e Tahiri dështakë

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë