video kryebashkiaku filipinas sulmohet me rakete hedhese makina e blinduar 697b6a057127d

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…

January 29, 2026
1 minut lexim

Makina e një kryetari bashkie në Filipine u sulmua nga një bandë kriminale me raketë hedhëse.



Videoja nga momenti i sulmit tregon një makinë gri që ndalet përballë një pike karburanti ku SUV-i i zi që mbante Akhmad Abatuan ishte ndalur mëngjesin e 25 janarit, teksa një burrë del dhe qëllon një raketë ndërsa një i dytë hap zjarr.

Në pamje të tjera, makina e kryetarit të bashkisë duket e goditur, por nuk pëson dëme të mëdha për shkak të blindimit që kishte.

Sipas mediave lokale, dy nga rojet e sigurisë së kryetarit të bashkisë u plagosën, ndërsa tre nga sulmuesit u vranë pak më vonë në një operacion nga ushtria dhe policia.

“Nuk mendoja se do të përdornin një armë kaq të madhe. Një raketë hedhëse dore nuk është diçka që e përdor një person i zakonshëm. Kjo ishte profesionale”, tha Abatuan, i cili kërkoi masa të shtuara sigurie për të.

Një zëdhënës i Policisë Kombëtare Filipinase tha se ky ishte sulmi i katërt ndaj Abatuan, i cili e ka marrë detyrën që nga viti 2022.

Sipas të njëjtit zëdhënës, grupi që kreu sulmin drejtohej nga një burrë i njohur si “Raprap” dhe bashkëpunëtorët e tij ishin xhaxhai, kushëriri dhe vëllai i tij, ky i fundit, arriti të arratisej dhe mbetet i lirë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qyteti i shkupit nis proceduren per furnizim me mbi 40 automjeteve te reja per nevojat e np higjiena komunale 697b69a2b21f2
Lajmi i mëparshëm

Qyteti i Shkupit nis procedurën për furnizim me mbi 40 automjeteve të reja për nevojat e NP “Higjiena Komunale”

dimitrov paga nuk eshte pune e deshirave por e kritereve ekonomike 697b6ffb6bc59
Lajmi i radhës

Dimitrov: Paga nuk është punë e dëshirave, por e kritereve ekonomike

Të fundit nga

ShkoLartë