video kapet rreth 35 kilograme marihuane ne rrugen manastir prilep arrestohet nje person nga prilepi 68b8523894615

(VIDEO) Kapet rreth 35 kilogramë marihuanë në rrugën Manastir–Prilep, arrestohet një person nga Prilepi

September 3, 2025
1 minut lexim

Më 03.09.2025, në rrugën rajonale Manastir–Prilep, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale, SPB Manastir dhe njësia speciale “Tigar” nga Byroja për Siguri Publike pranë MPB-së, në kuadër të aktiviteteve të shtuara në luftën kundër tregtisë së paligjshme me drogë, kanë parandaluar transportin e rreth 35 kilogramëve marihuanë.

Pas masave operative të ndërmarra ndaj I.A. (36) nga Prilepi, i cili para 20 ditësh kishte përfunduar vuajtjen e një dënimi me burg prej 3,5 vitesh për veprën penale “tregti e paligjshme me drogë”, në rrugën rajonale Bitola–Prilep është ndalur automjeti “Golf” i drejtuar nga I.A. dhe gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit janë gjetur dy çanta me gjithsej 35 pako marihuanë me peshë totale prej rreth 35 kilogramësh.

Marihuana në orët e mëngjesit ishte transportuar nga Shqipëria dhe I.A. duhej ta dërgonte deri te kufiri shtetëror me Greqinë, ku do t’i dorëzohej për transport të mëtejshëm drejt Turqisë. I.A. është arrestuar në SPB Manastir dhe pas kompletimit të dokumentacionit, SVR Bitola do të paraqesë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Manastir për veprën penale të parashikuar dhe të dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

emilia jones shkelqen ne nyc me fustan elegant me dekolte te haput 68b84e1f4002a
Lajmi i mëparshëm

Emilia Jones shkëlqen në NYC me fustan elegant me dekolte të haput

VLEN LOGO GAZETA MK
Lajmi i radhës

VLEN zbardh skandalin! Dy familjarë të Bujar Osmanit marrin paga mujore mbi 5 mijë euro, sa 11 administrator

Të fundit nga

ShkoLartë