victoria beckham tregon historine e saj si kurre ndonjehere shperthen ne lot teksa kujton kohen kur marka e saj e modes ishte e zhytyr ne

Victoria Beckham tregon historinë e saj si kurrë ndonjëherë, shpërthen në lot teksa kujton kohën kur marka e saj e modës ishte e zhytyr në borxhe

September 18, 2025
1 minut lexim

Victoria Beckham rrëfehet si kurrë më parë në dokumentarin e ri që vjen në Netflix më 9 tetor.

Ylli i famshëm i Spice Girls, stilistja e njohur, tregon për herë të parë sfidat në jetën personale dhe karrierë, teksa shpërthyen në lot përpara kamerave.

Në serinë e prodhuar nga krijuesit e dokumentarit “Beckham” dhe “Becoming” të Michelle Obama-s, 51-vjeçarja zbulon se marka e saj e modës ka qenë për vite me radhë me humbje financiare. Madje, bashkëshorti i saj David Beckham pranon se problemet ekonomike e kishin futur në panik.

Por nuk mungojnë as momentet gazmore. Në një pjesë të dokumentarit, Victoria pranon me humor se “nuk di të bëjë as një tost me djathë dhe proshutë”, ndërsa bën autoironi duke thënë se duket si një “lopë e mërzitur” në publik.

Pamjet ekskluzive përfshijnë intervista me miqtë e saj të famshëm si Tom Ford dhe Eva Longoria, ndërsa të katër fëmijët e familjes Beckham janë të pranishëm në dokumentar.

David Beckham pati sukses të madh me dokumentarin e tij në Netflix vitin e kaluar, ku Victoria u bë virale me batutat e saj thumbuese. Tashmë, është radha e saj për të ndarë të vërtetën me botën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

buja nenshkruan marreveshje bashkepunimi me partine ashkalinjeve per integrim 68cb3273b83aa
Lajmi i mëparshëm

Buja nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Ashkalinjëve për Integrim

bajram iseni largohet nga lista e keshilltareve te aki i bashkohet vlen it ne butel 68cb37b85ab29
Lajmi i radhës

Bajram Iseni largohet nga lista e këshilltarëve të AKI, i bashkohet VLEN-it në Butel

Të fundit nga

ShkoLartë