victoria beckham shkelqen me stil ne paris 6a476b2008fc7

Victoria Beckham shkëlqen me stil në Paris

July 3, 2026
1 minut lexim

Victoria Beckham u shfaq tejet elegante me një fustan të zi klasik (LBD) gjatë një daljeje në Paris të enjten.

Dizajnerja 52-vjeçare tregoi edhe një herë sensin e saj të spikatur të modës, duke veshur një fustan elegant nga koleksioni i saj dhe këpucë të zeza me taka të larta, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.

Nëna e katër fëmijëve vuri në pah krahët dhe shpatullat e tonifikuara, ndërsa mbante me vete një çantë të madhe të bardhë Hermès Birkin.

Image

Victoria Beckham

Ndërkohë që Victoria shëtiste në kryeqytetin francez, djali i saj, Brooklyn, me të cilin thuhet se marrëdhëniet janë të ftohta, bëri një gjest me dy gishta dhe pranoi se bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, nuk i pëlqen stili i tij i veshjes. Ai ishte veshur me çizme Balenciaga me vlerë 715 paund dhe mbante një tufë çelësash të varur në brez.

Brooklyn, 27 vjeç, i cili synon të ndërtojë një karrierë si kuzhinier, mund të jetë në marrëdhënie të tensionuara me babanë e tij të famshëm, David Beckham, por duket se ka trashëguar prej tij prirjen për zgjedhje të pazakonta në modë.

Image

Victoria Beckham

Ai i kombinoi çizmet e stilit “pantofla” me një palë xhinse, një bluzë jeshile, një kapele të zezë bejsbolli dhe syze dielli, ndërsa nga rripi i pantallonave i vareshin edhe çelësat.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

tentoi te godiste me zinxhirin e qenit mbesen e tij 9 vjecare arrestohet 43 vjecari ne greqi 6a476a509a203
Lajmi i mëparshëm

Tentoi të godiste me zinxhirin e qenit mbesën e tij 9-vjeçare, arrestohet 43-vjeçari në Greqi

mund te shtyhet mosha e pensionit ne maqedoni deri ne 73 vjec 6a476f0d6123b
Lajmi i radhës

Mund të shtyhet mosha e pensionit në Maqedoni deri në 73 vjeç?!

Të fundit nga

ShkoLartë