Dy persona janë lënduar sot pasi një veturë ka rrëshqitur nga rruga.
Vetaksidenti ka ndodhur në rrugën e Arbrit në aksin Qafë e Buallit-Klos, raporton TopChannel.
Drejtues të automjeteve tjera kanë njoftuar ambulancën dhe policinë, të cilët kanë dalë në vendngjarje dhe kanë dërguar personat e lënduar drejt spitalit të Klosit, ku aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit ku paraprakisht mendohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit dhe lagështira në rrugë, transmeton KosovaPress.
Burimi: botasot.info


