Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur sonte në rrugën Gjirokastër-Kakavijë, pranë fshatit Grapsh.
71-vjeçarja K. H., sapo kishte zbritur nga një autobus i linjës së udhëtarëve Gjirokastër-Janinë, është përplasur për vdekje nga një automjet privat, raporton RTSH, përcjell KosovaPress.
Ngasësi i automjetit është një oficer i Policisë së Shtetit, i cili sipas informacioneve paraprake, ishte duke shkuar në punë në momentin e ngjarjes.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi: botasot.info


