vetmia ekspertet japin alarmin ne ditet e festave behet vrastare 694eaee51991a

Vetmia, ekspertët japin alarmin: Në ditët e festave, bëhet “vrastare”

December 26, 2025
1 minut lexim

Vetmia, një probleme gjithmonë e më i përhapur i shoqërive sot, ndihet sidomos në ditë festash familjare si Krishtlindjet në Gjermani.

Një sërë studimesh vendase e kanë konstatuar vetminë si fenomen mjaft të përhapur në Gjermani, jo vetëm tek mosha e thyer, por edhe mes të rinjve. Por në ditët e festave, vetmia bëhet therëse për mjaft persona që nuk kanë familje, i kanë humbur kontaktet me të apo të dashurit kanë ndërruar jetë. Shumë njerëzve në këto ditë u mungon ngrohtësia e familjes.

Dy gra nga Baden-Württemberg, Katharina Claus dhe Sandra Gründlinger kanë nisur megjithatë një projekt të shkrimit të letrave anonime, për të arritur njerëzit e vetmuar. Në qendër të tij janë sidomos të moshuarit që e kalojnë këtë kohë vetëm. Iniciativa e letrave për këta njerëz synon të jetë një dritë kundër vetmisë dhe një ndjesi e lidhjes me shoqërinë. Letrat dërgohen në qendrat e kujdesit për të moshuarit. Kushdo mund ta çojë një letër të tillë, pa qenë nevoja për dhurata materiale.

Në projekt marrin pjesë edhe fëmijë nga rrethi i miqve dhe familjarëve të dy iniciatoreve, të cilët janë bindur sesa se sa shumë mund të arrijnë edhe gjestet e vogla.

 


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

15 te plagosur ne sulmin me thike ne japonine qendrore 694ead33e5522
Lajmi i mëparshëm

​15 të plagosur në sulmin me thikë në Japoninë qendrore

komuna e fushe kosoves anulon vendimin per shpronesim te pronave 694eb40fd4cdc
Lajmi i radhës

Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pronave

Të fundit nga

ShkoLartë