vetevrasjet e fundit ne kosove kane krijuar shqetesim ne opinionin publik 68acfc1023ec9

Vetëvrasjet e fundit në Kosovë, kanë krijuar shqetësim në opinionin publik

August 26, 2025
1 minut lexim

Vdekjet e dyshimta të ditëve të fundit e disa nga to edhe vetëvrasje kanë krijuar shqetësim në opinionin publik.

Një 26 vjeçar në Skenderaj, mbrëmjen e së dielës vdiq nga plagët e rënda pasi ra nga kati i tetë i një objekti banesor.

Vdekjen e tij e konstatoi Policia e Kosovës, derisa rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, për çka hetimet po vazhdojnë.

Një vdekje tjetër në rrethana të panjohura u evidentua në Korishë të Prizrenit, ku një person u gjet i varur në vilën e tij në mal.

Këto dy vdekje janë në mesin e dhjetrave të cilat janë regjistruar në vend në kohët e fundit.

Psikologja Kaltrina Ajeti rëndit arsyet që shtyjnë njerëzit t’i japin fund jetës.

“Nëse e marrim në kontekstin e shoqërisë kosovare munden me ndiku faktorët psikologjik, social edhe ata ekonomik. kur flasim për rastet më të mëdhaja që janë në Kosovë, bazu në përvoja dhe statistika që janë dhënë kemi problematikë me depresionin, me ankthin edhe me ç’rregullimet emocionale që zakonisht janë të padiagnostifikuara dhe si rrjedhojë shumë prej atyre që kanë probleme kanë qasje pak më të vështirë në shërbimet psikologjike dhe si të tillë janë të izoluar të frikësuar prej stigmës sociale”, deklaroi psikologia në RTK.

Sipas saj, heshtja e problemeve në familje, ndikon në këtë fenomen.

“Për shkak të stigmës, shumica e problemeve mbesin të izoluara brenda ambientit familjar, për më keq në ambientet familjare zakonisht nuk kemi trajtimin e duhur të këtyre problematikave , si kulturë jemi të shprehur ose jemi të prirur që me i mbyll problemet brenda mureve të shpisë derisa problemi vjen në suaza të vetëvrasjes ose rasteve tragjike që i pamë sidomos kohëve të fundit”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, numri i vrasjeve në periudhën janar-korrik ka shënuar rënie.

Këtë vit janë regjistruar 8 raste, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar që ishin 10 raste.

Sa u përket vetëvrasjeve, edhe ky numër ka shënuar rënie.

Nga 19 sa ishin evidentuar në periudhën janar-korrik të vitit të kaluar, këtë vit janë 11 të tilla.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pse kondicioneri ne makinen tuaj mban ere lageshtie dhe myku dhe si ta pastroni ate 68acf4ef27770
Lajmi i mëparshëm

Pse kondicioneri në makinën tuaj mban erë lagështie dhe myku dhe si ta pastroni atë?

e mbani mend ja sa paska ndryshuar nermini 68acfd3272e7a
Lajmi i radhës

E mbani mend? Ja sa paska ndryshuar Nermini!

Të fundit nga

ShkoLartë