vershimet ne malisheve lene pas deme te konsiderueshme 6960480edbdb6

Vërshimet në Malishevë lënë pas dëme të konsiderueshme

January 9, 2026
1 minut lexim

Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, duke vënë në vështirësi shumë banorë. Uji ka depërtuar në shtëpi, ara dhe biznese, duke shkaktuar humbje të mëdha materiale. Situata më e rënduar është paraqitur në komunën e Malishevës, ku disa fshatra janë përballur me dëme të konsiderueshme. E pasdite, komuna përmes një komunikate ka njoftuar se gjendja emergjente ka përfunduar.

Moti i paqëndrueshëm dhe reshjet e vazhdueshme të shiut kanë sjellë pasoja serioze edhe në komunën e Malishevës. Në këtë komunë vërshimet kanë prekur dhjetëra familje, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke rrezikuar pronat e banorëve.

Zonat më të prekura nga vërshimet në Malishevë kanë qenë fshatrat Turjakë e Damanek që gjenden pranë lumit Mirushë, gjë që ka bërë të rrezikohen edhe më shumë.

“Ne dame në njerëz shyqyr skena pas, po tokat na i ka marrë shiu, edhe uji nuk është i pijshëm”, tha Istref Zogaj nga fshati Turjakë.

Ndërkaq, familjes Krasniqi nga fshati Damanek, një natë më parë vërshimet ia kishin përfshirë shtëpinë, duke dëmtuar gjithçka në të.

Banorët që u prekën nga këto vërshime mbeten me shpresë se do t’u kompensohen dëmet materiale.

Në anën tjetër, në një përgjigje zyrtare nga komuna e Malishevës thanë se gjendja emergjente në këtë komunë ka përfunduar, megjithatë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me anëtarët e Shtabit Emergjent, kanë theksuar se situata është përcjellë me dëme të mëdha, veçanërisht në infrastrukturë, ekonomi familjare, biznese dhe prona private.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

detaje te reja nga zjarri me 40 viktima ne crans montana menaxherja e resortit filmohet duke u largua me kasaforten e parave ne dore nisin hetimet ndaj saj 696042e5a8a55
Lajmi i mëparshëm

Detaje të reja nga zjarri me 40 viktima në Crans-Montana/ Menaxherja e resortit filmohet duke u largua me kasafortën e parave në dorë, nisin hetimet ndaj saj

nese gruaja jote ka ndonje nga keto zakone urime ke fituar lotarine e marteses 6960493136cd3
Lajmi i radhës

Nëse gruaja jote ka ndonjë nga këto zakone, urime, ke fituar lotarinë e martesës

Të fundit nga

ShkoLartë