vershimet ne malisheve evakuohen disa familje 695d186eaf0a8

​Vërshimet në Malishevë, evakuohen disa familje

January 6, 2026
1 minut lexim

Gjendja nga vërshimet në Komunën e Malishevës është e rëndua, ndonëse është e manxhueshme nga autoritet lokale. Ekipi i KosovaPress raporton se janë evakuuar gjashtë familje si pasojë e këtyre vërshimeve.

Zyrtari për informim në Komunën e Malishevës Artan Paçarizi theksoi për Kosovapress se njësiti emergjent ka intervenuar në gjashtë familje të cilat janë detyruar të evakuohen si pasojë e të depërtimit të ujit në shtëpitë e tyre.

Paçarizi ka shtuar se ka dëme materiale të cilat do të vlerësohen pas qetësimit të situatës.

“Gjendja është e rënduar për shkak të reshjeve si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Mirushë dhe një pjesë e madhe e rrugëve janë të bllokuara për shkak të prezencës së ujit në rrugë. Gjithashtu kemi pasur edhe depërtim të ujit në disa familje, vendbanime edhe në qytet dhe fshatra. Njësiti emergjent ka ndërhy në gjashtë raste ku është bërë evakuimi i banorëve… Diku rreth 14 banorë, banorët janë në vende të sigurta, te të afërmit e tyre, pastaj janë dërguar në Suharekë. Ka dëme materiale në shtëpi banimi qoftë në pajisje, mobile po për këtë menjëherë pas qetësimit të situatës Komisioni Komunal është duke bërë vlerësimin e dëmeve… Ne duhet të menaxhojmë situatën me aq sa kemi kapacitet, deri me tani situata është e menaxhueshme”, tha ai.

Ndërkaq, në komunën e Drenasit, konkretisht në Komoran, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, disa biznese janë përballur me vërshime, ndërsa që nga orët e hershme të mëngjesit po tentojnë të largojnë ujin nga ambientet e tyre.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba kina rusia dhe be perse te gjithe duan groenlanden 695d1783830f7
Lajmi i mëparshëm

SHBA, Kina, Rusia dhe BE, përse të gjithë duan Groenlandën?

kristen stewart shfaq te brendshmet me nje fund krejtesisht transparent ne new york 695d19c2e7572
Lajmi i radhës

Kristen Stewart shfaq të brendshmet me një fund krejtësisht transparent në New York

Të fundit nga

ShkoLartë